• |
ide | kryesore

Qeveria angleze nxjerr ‘bllof’ Agnellin: “Brexit nuk ka lidhje me daljen e klubeve angleze nga Super League”

-Instant, Sport



Downing Street (vendbanimi dhe selia e Kryeministrit anglez) hodhi poshtë prerazi pretendimet e presidentit të Juventus Andrea Agnelli se kundërshtimi i Kryeministrit Boris Johnson ndaj Super League ishte motivuar nga frika se përfshirja e gjashtë klubeve angleze (Manchester United, Manchester City, Liverpool , Chelsea, Tottenham dhe Arsenal) në një iniciativë evropiane mund të interpretohej si një shuplakë e stilit “Brexit” (“nëse gjashtë skuadra do të ishin shkëputur, politika do ta kishte parë atë si një sulm ndaj skemës së tyre politike” ishin fjalët e Agnellit në një intervistë me Reuters).

“Kryeministri – u përgjigj një zëdhënës i Johnson – i bëri shumë të qartë motivet pse qeveria ndërhyri duke ndërmarrë veprime për të siguruar që 6 klubet të tërhiqeshin nga projekti. Arsyet që kanë të bëjnë – tha ai shkurt – me rëndësinë që ka futbolli në zemër të komuniteteve tona përreth vendit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *