• |
ide | kryesore

Vrasja në Elbasan, reagon ambasada e BE: Të hetohet me shpejtësi nga autoritetet. Thirrje për vetëpërmbajtje

Arkiva, Lajme, Të fundit
luigi soreca



Ambasada e BE ka reaguar pas konfliktit me armë në Elbasan, ku mbeti i vrarë një person, eksponent i PS dhe u plagosën 4 persona të tjerë, mes tyre një police.

 

Ambasada e BE deklaron se akti i dhunshëm duhet të hetohet me shpejtësi dhe të gjenden përgjegjësit, teksa bën thirrje për vetëpërmbajtje.

“Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhet të bëhet qartësi në lidhje me përgjegjësitë dhe të ndiqet në tërësi. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës inflamatore dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”, deklaroi ambasada e BE.

 



3 Comments

  1. Preit se kane per ta hetuar . Tani policia po bejne te gjitha manovrimet e mundshme per ti prish provat dhe per ti kthyer ashtu si do partia. O Soreka , ketu policia eshte me kiminele se kriminelet , ketu shteti eshte mafia.Pse beni sikur nuk e dini?

  2. Soreca, Mogerini e Vllahutin per 8 vjet ja ferkuat koken Rames per interesat tuaja e late ta shkaterronte drejtesine e tashti ti o PLEH Soreca po thua te behen hetime. E ke ngrene Turpin me buke, per fajin tuaj po vuajme ne populli I gjore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *