• |
ide | kryesore

Presidenti Meta, 5 pyetje për prokurorin e Elbasanit Kreshnik Ajazi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish këtë të shtunë në një deklaratë urgjente ku i ka drejtuar pesë pyetje drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi si dhe prokurorëve të tjerë në këtë qark.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë, të nderuar qytetarë të Elbasanit, jam këtu për të drejtuar pesë pyetje për prokurorinë e Elbasanit dhe drejtuesin e saj Kreshnik Ajazi.

Këto pyetje është me interes të mbahen shënim dhe nga prokurori i përgjithshëm, SPAK KLP, ILD, ambasadat e vendeve anëtare të vendeve të BE që mezi presin të raportojnë të hënën suksesin e zgjedhjeve në Shqipëri që të na çelen negociatat, nga OSBE, i gjithë trupi diplomatik në Tiranë që është i angazhuar në ruajtjen e integritetit të këtyre zgjedhjeve.

E vërteta duhet të zbardhet tani në orët në vijim, bile në minutat në vijim e jo më 30 prill kur keni lënë takim me kallëzuesin Gazment Bardhi”, tha Meta.

PESE PYETJET E PRESIDENTIT:

1 Zoti prokuror i rrethit të Elbasanit, pse është vonuar adminisatrimi i materialit kallëzues të PD dërguar për kompetencë prej SPAK? Pse Gazment Bardhi është thirrur për tu paraqitur vetëm në datën 30 prill pra 5 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të nesërme?

2 Si mund të ndihmojnë këto veprime hetimore kaq të ngadalta me vetëdije parandalimin ne krimit zgjedhor në Elbasan?

3 Pse duhet që Gazment Bardhi të paraqitet në 30 prill dhe jo urgjentisht?

Pse duhet zoti Ajazi si drejtues i prokurorisë Elbasan kjo vonesë kaq e madhe?

4 Pyetja është e drejtpërdrejt për ju: A kandidon për deputet në këto zgjedhje vëllai juaj Besion Gëzim Ajazi?

A ndiheni ju në konflikt të pastër interesi lidhur me këtë fakt?

E nëse po, a keni vlerësuar ndionherë të dorëhiqeni apo të kërkoni trasnferimin nga drejtimi i Prokurorisë në Elbasan?

5 Zotërinj prokuror të Elbasanit, a ju vret ndopak ndërgjegja që një ditë pas njoftimit tuaj për tu paraqitur për sqarime nga kallëzuesit në datën 30 prill pas zgjedhjeve, ndodhi përplasja me armë dhe përgjakja në Elbasan? Pra ndodhi në 21 prill?



5 Comments

  1. Nesër shqiptarët duhet të tregojnë që janë populli më pro amerikan në Ballkan dhe do largojnë fundrrinat 30 vjeçare si Berisha dhe Meta një herë e përgjithmonë nga politika. 30 vjet më parë ambasadori amerikan Rajëllson doli krah të Berishës por ai nuk e imagjinonte që Amerika do nxirte në pension 6 president Bush, Klinton, J.Bush, Obama, Trump ndërsa Berisha do vazhdonte të kërkonte pushtet për herë të 6.
    Lëreni Ilir Metën të shkoj nesër në Vlorë dhe të darkoj tek Porti i Jahteve sepse nuk i ka mbetur gjë tjetër. Ai e ka pasur ëndërr të arratiset me skaf nga Shqipëria.

  2. Neser une:
    Do votoj per Ramen pasi eshte i vetmi ne gjendje te vazhdoje vaksinimin.
    Do votoj per Ramen pasi pasojat e termetit eshte e vetmja qeveri qe eshte ne gjendje ti zhduke pasi eshte nje qeveri ne detyre dhe sasia e parave eshte dhene fale zotesise se Rames.
    Do votoj Ramen pasi nuk dua me qe faturat e elektrikut ti paguaj edhe per cecenet qe Basha ka thene se do beje amnisti, çka i bie qe ti paguaje nga taksat e mia.
    Do votoj Ramen jo se kam ndonje afinitet ideologjik, por sepse bodigardet e tij nuk ndertojne pallate dhe as vrasin njerez sic te tjeret kane vrare kamariere e konkurente.
    Do votoj Ramen pasi kupola e policise se shtetit nuk kendon me çifteli me vrases e kriminele qe vrasin komisare policie.
    Do votoj Ramen pasi edhe pse raportet e Bujar Leskajt thone qe eshte qeveri e korruptuar, ende nuk ka thyer rekordin e Lul Bashes ne rrugen e kombit me 22 milion € per kilometer.
    Do votoj Ramen pasi nuk dua qe ne qeveri te kem njerez si Xhelali e Kryemadhi. Te dy doktore shkencash meqe ra fjala.
    Do votoj Ramen pasi nuk dua qe te ricikloj per here te katert Berishen dhe Ilir Meten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *