• |
ide | kryesore

Ambasadorët Kim dhe Soreca: Jemi të frymëzuar nga pjesëmarrja e lartë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Durrësi ku shkuan për të inspektuar procesin e votimit, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim dhe ambasadori BE Luigi Soreca e lexuan pozitivisht pjesëmarrjen e madhe në zgjedhjet e sotme.

Yuri Kim tha se janë të frymëzuar nga pjesmarrja e lartë në votime, dhe sipas saj kjo tregon se shqiptarëve ju intereson vendi i tyre.

“Jemi shumë të kënaqur që jemi në Durrës. Jemi të frymëzuar që kemi parë një pjesëmarrje të lartë në votime. Kjo tregon që qytetarëve shqiptarë u intereson vendi i tyre. E di që janë raportuar disa incidente, dhe është përgjegjësia e autoriteteve për të vazhduar hetimet. U kemi bërë thirrje prokurorëve që ti hetojnë këto çështje deri në fund. Qytetarët janë duke përmbushur detyrën e tyre, autoritetet janë duke përmbushur detyrën e tyre. Tani ka ardhur koha që kandidatët dhe drejtuesit politikë të presin për rezultatet dhe të presin gjykimin e popullit”, u shpreh Yuri Kim.

Ndërsa ambasadori i BE Soreca ishte në një linjë me Yuri Kim, ndërsa u kërkoi liderëve politikë të kenë durim për të pritur rezultatet dhe që ti respektojnë ato.

“Komentet që kemi marrë sot kanë qenë të qarta që Shqipëria po shpreh vullnetin e saj për të votuar. Votimi ka ecur kryesisht mirë, pa probleme, pavarësisht disa incidenteve që do të hetohen. Ka ende tre orë kohë ndaj thirrja jonë është për qytetarët që nuk kanë votuar ende. E di që koha është shumë e mirë, por duhet të dilni dhe të votoni. Për udhëheqësit kini durim që të shihni rezultatin dhe respektojeni atë”, tha Soreca.



7 Comments

  1. O kim fytyrëbythës dhe soreklles e tim kacurrelsit, shkoni në elbasan shiko i frikesimin dhe blerjen e votave

    Sflet asnjë, ndersa ju bëni foto për instagram

    Shikoni si kanë votuar dhe sesa kanë blerë suel çela dhe qazim sejdi i për llogari të tao ballës

    Intimidim masiv në elbasan dhe ju qeshni në foto duke dhënë mesazhe te gabuara për situatën

    Kim fytyrë bytha dhe soreklla shkoni në elbasan

  2. Kta zevendesuan Lu dhe Vlahutin
    Ata sikur putheshin, kta me siguri shkepen, vetem mbas orgazmes lumturohet robi kshu

  3. Thuajani dhe shqipove rezultatin ta din.30 vjet po njesoj. Gjytyrym milet.Nuk marin dot frym po nuk jane te tallur te vjedhur te syrgjynosur te shkatruar te varferuar te shfrytezuar deri ne palc. Thuajani hapur se do tju dun edhe me shum madje dhe me shum se veten dhe femijet e tyre. Se ndryshe do ja kishin vene kufirin te thana me kohe e me vakt. Ha ha ha populli trim heroik pellazgjik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *