• |
ide | kryesore

Kim: Partitë të presin rezultatin dhe ta pranojnë atë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim po ndjek nga afër edhe procesin e numërimit të votave në shkollën “Vasil Shanto” në kryeqytet. Ajo theksoi se votuesit shqiptarët e bënë punën e tyre dhe tani u takon numëruesve të kryejnë detyrën me integritet. Edhe gjatë kësaj deklarate, ajo u bëri thirrje partive politike që të presin certifikimin e rezultatit dhe ta pranojnë atë.

“Ne do ta shohim procesin nga afër. Sikurse e kam thënë edhe më herët, votuesit shqiptarë e kanë bërë punën e tyre. Tani përgjegjësia mbetet mbi numëruesit për ta bërë punën e tyre me integritet. Gjithashtu, mendoj se është e rëndësishme që autoritetet të ndjekin problematikat në mënyrë që të ketë një proces që përmirësohet me kalimin e kohës. Për kandidatët dhe partitë është koha që të presin rezultatin dhe kur ai të certifikohet, ata duhet ta pranojnë atë. Shtetet e Bashkuara do të jenë këtu deri në fund” – tha Kim. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Po pse mos ta pranojne ate moj zonjusha kimberlina,,,,a po mendoni tbeni pisllik prap,,,,, pastaj me keto sjellje ambasadoresh ne sjemi vend normal por koloni qe na shfrytezoune pasurite

    1. Stresi djali i një spijuni komunist si Sali Lusha ..Stresi djali i një hajduti Pulashe ështe trime në rrjetet socjale???? thotë:

      Shume mire ju ke then

  2. amerika po i ve sanksione rusise se pretendon qe te kete ndikuar ne zgjethjet e saj. Po kjo qe po ben ‘mender’ ambasadorja kineze e amerikes te ne si duhet lexuar??????!!!!!

  3. Ne fakt zgjedhjet ishin te lira per aq sa SH.B.A -të e desheruan. Ato do te perfundojne te tilla pasi ambasadorja
    tyre energjike dhe karizmatike e dha urdhrin te prere. Por kjo nuk eshte se e zgjidh problemin, pasi keto 30 vjet Shqiperia nuk ka mundur te vetqeveriset dhe ka shpetuar nga lufta civile dhe shkaterrimi i plotë vetem fale Amerikës. Politika deshtoi ne te gjithe drejtimet siç ishin prona, te drejtat e njeriut, ish te burgosurit politikë etj… u shkaterrua drejtesia dhe pastaj u arrit shkaterrimi i plote i te djathtes politike, sa qe sot nuk gjendet as dhe nje i djathte ne politike, te pakten sa per fare. U krijua nje sistem politik hibrid, u shkaterrua territori, u demtua rende urbanistika, u shkaterruan familjet permes sistemit dinak te pasigurise ekonomik dhe papunesise selektive. Keshtu u krijua nje qenie e nenshtruaur biologjikisht sa sot nuk behen dot bashke as 10 shqiptare te pavarur nga partite politike qe te protestojnë. U shkaterrua ne menyren me te pabese sistemi arsimor ku sot militojne te nenshtruara permes dhunes ne favor te mos mesimit, drejtueset dhe mësueset gra-dele qe zene mbi 95 perqind te mesimdhenesve, kur dihet qe çdo mesues duhet te jete nje autoritet. Dhe formalizmi qe sundon sot arsimin eshte tumori qe ben qe nxenesit dhe studentet, me shume pak perjashtime, te kthehen ne papagalle qe nuk dine kuptimin e fjaleve qe recitojne permendesh, njesoj si mesueset e tyre, dhe keshtu i perfundojne studimet me njohuri te pamjaftueshme pothuajse qesharake, saqe diploma vlen vetem si mundesi punesimi etj etj…..Ose psh, para, pandemise, sepse tani ne online eshte e veshtire, sa per shembell, ta zeme ne provimin e kimise, me ushtrimet e shpikura nga zysha edhe vete Mendelejevi nuk do ta kalonte provimin pa hyre ne kursin e kimise se zyshes. Gjithashtu si kjo zysha, pothuajse asnje politikan nuk i shpetoi tundimit te pasurimit apo perfitimit dhe politika u kthye ne biznes. Politikanet flasin sot para shqiptareve njesoj si dikur fliste kryetari i koperatives apo i derguari Xhabir para fshatareve qe rrinin gatitur e degjonin goje hapur mençurite. Me pak fjale e keqja qe ka mbire ne kete vend nuk ka fund dhe askush, as vet lapsi, nuk do te arrije kurre ta pershkruaje kete mjerim qe e rendit vendin me vendet me te varfra te Afrikes ose ne vendin e vetem ne bote ku tvsh-ja e ushqimit eshte20 perqid. Keshtu Shqiperia nuk mund te vetushqehet as te vetqeveriset,.. per arsye gjeopolitike dhe prandaj kjo gje nuk eshte nje turp. Nuk eshte turp pasi Evropa politike edhe sot mbas 30 vjetesh tallet akoma me fjale-si -hapje e negocitave,.-hyrje ne Evrope,etj, sikur hapja e negociatave te mos ishte nje perralle apo thjesht formalizem, siç vet Z Makron ne nje moment sinqeriteti i quajti 6000 pyetjet e formularet qe duhen mbushur me kete rast te hapjes se muhabeteve dhe nga ana tjeter thuhet se do hyjme ne Evrope sikur te mos ishim aty prej vitesh qe nuk numerohen dot as nga historianet dhe keshtu ndodh qe sot askush nuk flet per zhvillimin dmth se si do te arrihet ai. Te pakten ish presidenti Klinton çliroi Kosoven, Z Bush e futi Shqiperine ne Nato dhe z.Tramp, si gjeni i veprimit ekonomik, vendosi te ndertoje nje hidrocentral dhe te hartoje nje memorandum….me pak fjale zgjidhja e vetme tani per tani eshte qe e gjithe politika shqiptare te bashkohet ne bashkeqeverisje nen nje protektorat vetem amerikan deri sa Shqiperia me drejtesine e re qe po perfundon organizimin, se bashku me viset e tjera reth saj te arrijne nivelin ekonomik te Evropes.

  4. Po moj zonje por rezultati ka dale qe ne 24 se cfare ishte per te manipuluar u manipulua. Tani thjeshte lexohet. Po te kishin lexusr Aurel Plasarin nuk do ishte kio situate.

  5. Nuk keni pse na i kujtoni cdo jav qe jemi nje mender koloni e juaja.Trimat heroik pellazgjik tashme e din kete. Vetem fakti : dhi e zgjebosur e bishtin perpjete , nuk i lejon ta pranojn. Albanistaneze mjeran qe ndat prind e femij per se gjalli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *