• |
ide | kryesore

Veliaj: Në Dajt kemi fituar me 52% të votave, mezi presim t’iu shërbejmë njerëzve

-Instant, Lajme, Të fundit



Drejtuesi politik i PS në Tiranë, Erion Veliaj, jep lajmin se Partia Socialiste ka fituar edhe zonën e Dajtit, në kryeqytet.

Në një deklaratë nga selia rozë, Veliaj tha se PS ka fituar në Dajt me 52%.

“Shumë faleminderit të gjithëve, komisionerëve, vëzhguesve, monitoruesve, atyre që shërbyen gjithë fundjavës. Ju them me kënaqësi që ne e kemi zbritur malin më të bukur të Tiranës, Dajtin, me një super-fitore, 52%. Kjo fitore na bën të ndihemi shumë krenarë.

Më vjen mirë që të gjithë janë zgjuar dhe kanë filluar të numërojnë. Edhe Luli tha që ka fituar, dhe për sa kohë, ne biem të gjithë dakord që kemi fituar të gjithë, më duket e arsyeshme që ata që kanë dhimbje barku, të shërohen. Ne duam t’i rikthehemi sa më shpejt punës. E sigurt nga puna jonë në Dajt është se iu kemi shërbyer të gjithëve me përulësi. Mezi presim që të vazhdojmë t’iu shërbejmë njerëzve”, tha Veliaj.



8 Comments

  1. Do tu sherbeni duke u rritur taksat, duke u mbjellur kulla ne cdo cep te tiranes, duke u vene fadromat

    mbi shtepi e duke u hedh gaz lotsjelles femijve. Po e fituat , pavaresisht menyrave ju lumte.

    Po e fituat keni te gjithe te drejten qe te na shtypni pa meshire, te na shembni shtepite, te na

    burgosni, te na trajtoni si qenie te dores se dyte, te na trajtoni si skllever pa dinjitet, por edhe ne

    kemi gjithe te drejten e zoteit te kunderveprojme me cdo menyre, t’ju trajtojme si armiq dhe ne

    mos mundshim te marrim hak, te pakten tju urrejme me shprese se Zoti do te marre hak per

    gjithe zollumet e krimet qe keni bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *