• |
ide | kryesore

Bujar Nishani kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës: Përgjegjës për humbjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-presidenti Bujar Nishani është i pari nga zërat e rëndësishëm në Partinë Demokratike që del hapur kundër kryetarit të kësaj force Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve. Në një reagim në Facebook, Nishani thotë se Basha është përgjegjës i 4 humbjeve dhe se ai duhet të marrë përgjegjësinë dhe të largohet.

“Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur. Qeverisja e korruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dështimeve!

Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjëson atë pak nga pak. Sot është momenti që Partia Demokratike të lihet e lirë për tu ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë.

Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike rradhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal! Z. Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh!

Sot Edi Rama mban peng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike. Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu. Ajo është Shtëpia e Lirisë e qindra mijëra shqiptarëve. Askush nuk do të mundet ta marrë atë peng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim! #MakePDGreatAgain!” – shkruan në mesazhin e tij Bujar Nishani. ©LAPSI.al



17 Comments

  1. Ahh hhhhhhhhhhhhhhhhhhh si…

    A u konsultove paraprakisht me … apo keni hedhur grepin per te zbuluar armikun e radhes…. brenda partise qelibar….

    pffffffffffffffffffffffffffffff

    Demokracia dhe Drejtesia ekzistojne vetem ne fjalor….

    Mjerim……

  2. Po kush do vijë ?
    Ti nishan ,tritani që u puth mesocialistin në gjirokastër
    Ina zhdupën.qe u puth me denajn në Sarandë?
    Ju jeni për tua leru nenen të gjithe
    Kur fitoni fitorja është e jona kur humbni
    Ta mbajë basha .
    Jeni të gjithë.fajtore .
    Basha ka marre mbi.600000 mije vota
    Që ju si keni marrë as kur keni qenë në pushtet.une kam rezervat e mija për bashen
    Por ju të gjithe keni përgjegjësi sidomos ti që certifikove kandidatët

  3. Zoti Basha. Vleresojme perpjekjen tende maksimalisht. Por tani duhet te ikesh. Nese misioni yne per demokraci eshte me i madh se te gjithe ne,jep doreheqjen. Ik e mos e bej PD-ne cope e çike. Duke e lene Rame kriminelin perjetesisht. Hiqe digen qe uji i ndenjur te largohet. Hiqe digen qe lumenjte e rinise te rrjedhin ne partine e shpreses. Dhe ju te tjeret qe sot po enderroni ti zini vendin hapeni zemren. Harrojeni veten. Verini bosht partise. Vini mbi veten tuaj Kombin,Atdheun,familjen. Bejini kete dhe shqiptaret do tju ndjekin si luane. Bejini kete dhe sdo kete mafjoz, kriminel apo hajdut rilindas qe tju dale perballe . Do ti shtypin si buburrece. Kombi shqiptar nuk ka mbijetuar 2000 vjete prej rrugaçeve por prej burrave dhe grave heroina. Tregojini shqiptareve se Kombi eshte feja jone. Tregojuni se Atdheu eshte tempulli yne ku ne falemi dhe ku duam te prehemi. Tregojuni se familja e tyre eshte Shqiperia dhe se askush smund tia u preke. Jo leku. Jo pasuria. Jo pushteti . Asgje smund te smzevendesoje mete trinom.

    1. Mendor faleminderit! Vlersimin me te larte per mendimin tend kaq te qart dhe kaq te dashamires! Respect respect respect ?

  4. Lulit eshte normale edhe ti kerkohet doreheqja por kur kerkohet nga kadeti dhe vullnetari enverist, sot gjysem burri qe vetem diabolizmi Berishes mund ta ngjiste ne nivelin me te larte te shtetit te vjen per te vjellur.

  5. Shoku Bujar Mehmeti, para se te nderroje dhe ti mbiemrin ne Nishani, nga kapterr, kamarier, minister e me pas president. Te gjitha keto ofi-qirje i ke fituar vetem me nje menyre, : LEPIRJE E SHITJE. Se kur u bere demokrat ti vetem komunisti berisha e di. Disa fjale te embla ti tha edhe shoku Abdi Baleta, apo njerezit harrojne ???? Po kaq veremli dhe i piset je sa:
    – Nuk prite sa te mbaroje e gjithe kjo masaker zgjedhore
    – Sa te behej analiza e gjithe kesaj masakre zgjedhore
    – Nuk pate ndonjehere bythe e burrni (ske pas asnjehere ne fakt) kete gje ta beje me shokun Sali
    – E ke ne gjak qe ta shkaterrosh te djathten
    Per ty o vemje, per Erla mh-p-idhin dhe ka-r-dillin qe dolet si gore tu bertit neper rrjete e Tv nje keshille: Mos u afroni ke PD se do ju marrin vete demokratet me dajak.

  6. Po dale o i uruar te behet nje analize! Sa me vrap e ke marre o Ndrio!!! Nqs keto quhen zgjedhje, ok atehere, flasim.kot.

  7. Lul Basha duhet te jape dorheqjen si kryetar. Opoziten mund ta beje edhe si deputet i thjeshte, i cliruar nga komplekset. Eshte karakter i bute. Duhet nje dore e forte t´iu tunde dhembet rilindasve. Shpresa e te gjithe atyre qe votuan ndryshimin duam s´duam eshte PD. Duhet nje front i te gjithe opozitareve kunder regjimit, qe sa vjen e perforcohet.

  8. Lulzim Basha nuk eshte supermeni ! Pergjegjesia eshte e strukturave te cilat jane akoma te pa afta .Nuk u punua me njerezit . Nuk u ruajt vota .86 mije vota te pa vlefeshme sdualen as ne Amerike ku votuan 150 miljon votues .Shitja e votes ,shitja e komisionereve coi ne humbjen e PD .Kushdo qofte ne keto kushte nuk do fitonte dot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *