• |
ide | kryesore

Superiore, kryesueset në transfertë: prova zjarri për Vllazninë, Partizanin e Teutën

-Instant, F1, Sport



Transferta për tre kryesueset e mundësia e fundit për Lacin për tu rikthyer në lojë për kreun. Në mesjavën e të 30-ës të Superiores vendoset një pjesëz titulli, duke qenë se përplasjet delikate, me më pas vetëm 6 ndeshje deri në fund të kampionatit, mund të ndryshojë renditjen në pjesën e lartë të saj. Tirana nuk duhet të gabojë asgjë, e pasi shfuqizoi nga vendi i parë Teutën duke e mundur në Niko Dovana tani pretendon të bëjë të njëjtën gjë përballë Vllaznisë, kur dy formacionet të përplasen në kryeqytet. Shehi ndjek një ëndërr dhe nuk ka ndërmend të zgjohet pa e arritur, në shtëpi për më tepër. Të tijtë janë krejtësisht të plotë dhe Vayrynen nuk i ndikon absolutisht në zgjedhje: vetëm 7 pikë nga kreu, bardheblutë mund ta shohin veten plotësisht në garë cuditërisht edhe për të mbrojtur titullin.

Brdaric e ka të qartë se një klasike e tillë është një dorë e vendosur mbi titull dhe do të kujdeset të ndodhë pikërisht kështu, në kohën kur Partizani që e shoqëron me 53 pikë, ka një ndeshje më shumë se të vështirë në strehën e Lacit. Të kuqtë vijnë nga një moment brilant, kurbinasit jo dhe aq, por pikërisht fakti se kjo është mundësia e fundit e bardhezinjve për tu rivënë në ndjekje të kreut, që aktualisht është 4 pikë, e bën të rrezikshme skuadrën e Duros. Kështu, 90 minutat e Lacit janë krejtësisht të paparashikueshme e i japin shpresë, ashtu si edhe sfida e kryeqytetit, Teutës që të rikuperojë pozicionin në vetëm 3 ditë. Ky është version ideal për Martinin, që ndërkohë duhet të mposhtë një kundërshtar si Kukësi, i plagosur në krenari nga pokeri i marrë nga Partizani. Durrsakët duan vetëm të harrojnë cfarë ndodhi me Tiranën dhe të kthehen skuadra e hekurt në mbrojtje, që do ti duhet shumë kundër golashënuesve më të mirë të kampionatit Eze e Ibraimi.

Vendoset mbijetesa ndërkohë në Korcë, me Skënderbeun që do të presë Bylis, aktualisht 6 pikë larg, me tentativën për tu afruar me zonën playout, pika ku mund të kapet fort për të arritur një shpëtim in-extremis. Të besuarit e Dovedan e dinë mirë se situate komplikohet nëse nuk fitojnë, për më tepër që Kastrioti, në zonën e sigurtë me dy pikë avantazh, do të luajë kundër Apolonisë që e ka mbyllur kampionatin e saj…

SUPERIORE – JAVA 30
28/04/21
Skënderbeu 13 : 00 Bylis
Apolonia      13 : 00 Kastrioti
Kukësi          16 : 00 Teuta
Tirana          16 : 00 Vllaznia
Laçi               16 : 00 Partizani



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *