• |
ide | kryesore

Mbi 83 mijë vota të pavlefshme/ Zbulohet qarku u gabua më shumë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Si asnjëherë tjetër më parë në një proces zgjedhor në Shqipëri, në 25 Prill 83024 fletë votimi dolën të pavlefshme. Arsyet janë disa, por kryesorja është fleta dhe shumë qytetarë duket se nuk ishin të informuar mbi tre mënyrat e votimit duke gabuar.

Sigurisht që vendin e parë për pavlefshmërinë e fletëve të votimit e mban Tirana me 18422, pasi ka edhe numrin më lartë popullsisë krahasuar me qarqet e tjera. Ndërsa numrin më të ulët e kanë Kukësi dhe Gjirokastra. Presidenti Ilir Meta kërkoi hetim për fletët e votimit të shpallura të pavlefshme.

Shkodër

Vota të pavlefshme 6114

Kukës

Vota të pavlefshme 2188

Lezhë

Vota të pavlefshme 4730

Dibër

Vota të pavlefshme 4686

Durrës

Vota të pavlefshme 7808

Tiranë

Vota të pavlefshme 18422

Elbasan

Vota të pavlefshme 9771

Fier

Vota të pavlefshme 9375

Berat

Vota të pavlefshme 5292

Korçë

Vota të pavlefshme 7375

Vlorë

Vota të pavlefshme 4730

Gjirokastër

Vota të pavlefshme 2317

/abcnews



3 Comments

  1. Thirrini arsyes e mos tregoni perràlla alla rama; fletet jan ber qellimisht ashtu . Beni sikur keni anketuar mbi arsyen pse qytetari i beri vet te tilla?

  2. Eshte interesant fakti qe ne Durres, ku i teti ne listevishte kryeministri dalin 7808 vota te pavlefshme. LSI e ka humbur mandatin per nje grusht votash. Kurioziteti eshte se sa nga keto vota te pavlefshme kane shenje tek simboli i LSI. Ka edhe dicka te rendesishme, normalisht nese dy shenaljat qe kane bere voten te pavlefshme jane bere me stilolapsa te ndryshme, ekspertet e kriminalistikes jane ne gjendje ta zbulojne kete. Vec kesaj, proces verbali i numerimit eshte firmosur nga numeruesit dhe eshte e lehte te gjendet edhe kush e ka bere. Ekzaminimi kriminalistik vlen per te gjitha qarqet, por me i interesanti eshte rasti i Durresit pa diskutim. Le te shpresojme se dicka do levize…

  3. Dhe ku ,pikërisht në ato rrethe ku Ps ka fituar!!!Rastësi???Jo.Janë të gjitha janë vota të opozitës!!!Janë kaq injorantë???Jo.Është nxjerë qëllimisht e pavlefshme??Po.Dhe një jo ekspert e kupton menjëherë.Mendoni vetëm me këto të pavleshmet ndryshon krejtësisht rezultati.E pa llogaritur dhe blerjet e votës me çfarë do mënyre!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *