• |
ide | kryesore

Tirana, kthehet Torassa e shqetëson Kale: Shehi do fitoren e tretë radhazi në fazën e katërt

-Instant, Sport



Tirana e ka nisur fazën e katërt të Superiore me marsh të lartë, me dy fitore e një barazim, që e kanë afruar tashmë katër pikë nga vendi I tretë e pesë në total nga mbrojtja e titullit. E të mendosh që u duk një sezon i hedhur në erë para se në krye të bardhebluve të mbërrinte Orges Shehi. Një rikuperim spektakolar, me dy fitoret e fundit kundër rivalëve direct Teuta e Vllaznia që kanë rritur bindjen tek kryeqytetasit se Europa është e arritshme dhe titulli nuk është utopi.

E megjithatë tekniku e ka të qartë se cdo gjë e arritur deri tani do të zhbëhej në rast se në transfertën e Ballshit të dielën skuadra do të dështonte të merrte fitoren. Duke parë edhe përplasjen e kreut dhe vështirësitë që po hasin skuadrat e vendeve të para, bardheblutë mund të rifitojnë pikë të tjera drejt objektivit të tyre, por duhet të dalin me tre pikë nga një fushë e vështirë ku Bylis është në domosdoshmëri fitore, duke ndjerë pas shpinë frymëmarrjen e Skënderbeut në një luftë të ethshme për mbijetesë.

Asnjë i skualifikuar dhe ky është lajmi i mirë për teknikun bardheblu, që rigjen Torassa pas mungesës në ndeshjen e fundit për shumë kartonësh të verdhë. E vetmja gjë që shqetëson Shehin është gjendja e Kale, që ka patur disa shqetësime fizike, por që stafi mjekësor shpreson ta rikuperojë për në Ballsh. Tekniku megjithatë, ndryshe nga herët e tjera, ka qenë strikt për të fshehur formacionin, edhe pse duket i orientuar të manovrojë sërisht me tre në mbrojtje, të paktën fillimisht, për të ruajtur ekuilibrat e një skuadre në rritje…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *