• |
ide | kryesore

Europa League/ Manchester United luan për statistikë, Arsenal duhet të mposhtë ish-trajnerin

-Instant, F1, Sport



E enjtja vendos edhe dy skuadrat që do të shkojnë në finale e Europa League. Në fakt, me Manchester United shkatërrues 6-2 ndaj Romës, njëra prej skuadrave që do të diskutojnë trofeun është prakitikisht e ditur, dilemat janë të gjitha në Emirates, ku Arsenal do të tentojë të rikuperojë humbjen 2-1 në Spanjë përballë Villareal. Një mission që Gunners duhet ta arrijnë kundër ish-trajnerit të tyre Unai Emery, që nuk do të ketë revansh më të bukur sesa ti nxjerrë jashtë anglezët dhe ti japë Villareal finalen e parë të Europa League.

Të dy skuadrat kanë qenë plot luhatje këtë sezon dhe do të kërkojë ta fitojnë këtë ndeshje. Spanjollët nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë në javët e fundit dhe rrezikojnë të përfundojnë madje jashtë zonës europiane në Liga. Nëndetsja e Verdhë ka mundur Getafen 1-0 në fundjavë dhe do të mundohen të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Gunners. Arsenal ka qenë i duruar në një sezon zhgënjyes nën drejtimin e Mikel Arteta dhe e shohin Europa League si një shpëtim të tij. Londinezët nuk mund të lejojnë një humbje kundër Villarreal në këtë ndeshje, edhe për faktin se kanë një rekord të mirë kundër tyre duke fituar dy dhe barazuar dy në pesë ndeshje të luajtura midis dy ekipeve. Villarreal ka dalë fitues në vetëm një rast në të kaluarën dhe do të tentojë të përmirësojë këtë statistikë.

Gjysëmfinalja e parë mes tyre, javën e kaluar, përfundoi me një fitore 2-1 për Villarreal, por Arsenali ka shënuar një gol tepër të rëndësishëm në transfertë, që mund ti japë finalen, gjithëse nëse tregojnë më të mirën e potencialit të tyre kundër një skuadre që nuk bën kompromis.

EUROPA LEAGUE – SEMI-FINALS
21:00 Arsenal ? – ? Villarreal
21:00 Roma ? – ? Manchester United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *