• |
ide | kryesore

Sinjalet e Ramës/ Fut në qeveri Bora Muzhaqin, buzëqeshjen fëminore të 25 Prillit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Theksin e ka “british”, kurse buzëqeshjen të bardhë si bora. Bora ka edhe emrin zv.ministrja e re e Arsimit, një nga vajzat e para të enturazhit Rama, që u promovua në qeveri, ende pa mbaruar festa e fitores së mandatit të tretë.

Bora Muzhaqi, një “hit” i ri në paradën e imazheve që ngjisin karrierat lëvizëse të PS-së, me stilin e saj, me mënyrën si artikulon dhe sjelljen e saj në publik duket se ka ngacmuar shijet e rilindjes dhe kaq ka mjaftuar për ta përfshirë menjëherë në gjirin e saj.

Profili i vajzës nga Elbasani nuk ka asnjë mospërputhje me modelin politik të Rilindjes. Kartën e studimeve jashtë, ajo e luan fort në publik, si një nga pikat më të forta. “Në përfundim të studimeve të gjimnazit, konkurrova për t’u përzgjedhur në një nga universitetet më prestigjoze, jo vetëm në Angli, por edhe në rang botëror, në London School of Economics, ku fitova të drejtën për studime në fushën e ekonomisë” shkruan në faqen e saj personale në internet, duke shpjeguar se është kthyer në Shqipëri, që në 2013.

Kthimin në Shqipëri, e shpjegon me frazat shabllon, të njëjtat shprehi dhe fjalë që përdoreshin ndër filmat e vjetër të Kinostudios “Shqipëria e Re”.

Punën e nis fillimisht në një kompani private të konsulencës në Tiranë dhe më pas përzgjidhet si këshilltare e BERZH pranë Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Nga aty katapultohet direkt kandidate për deputete në Tiranë.

Por nëse vëren trajektoren e saj të fryrë në politikë, kupton se përtej angazhimit në konsulencë financiare, përtej ambicies për të ndihmuar të rinjtë me projektet start-up, buzëqeshja që ndizet në fytyrën e 31-vjecares kur ajo shfaqet para kamerave, mund të jetë ndoshta cilësia kryesore e suksesit të saj në politikë.

“Nëse shkoni te web im unë kam tre nisma personale përtej Partisë Socialiste” u tha Muzhaqi gazetarëve, gjatë emisionit Opinion në datën 22 Prill, për t’i mbushur mendjen skeptikëve në studio, se ajo nuk qe thjesht një kukull, që kishte ardhur të shoqëronte Edi Ramën në emision për ta zbutur imazhin e tij të rrënuar nga aferat e konçensioneve, lidhjet me krimin, shoqëria me trafikantët e drogës, përgjimet e patronazhistëve, gjobën e Beketit etj etj.

Por kur Edi Rama i ndërhyri duke e mësuar se si t’i përgjigjej gazetarëve, ajo thjesht buzëqeshi dhe iu bind si të ishte kurdisur live. “Kam 7 vite në Shqipëri, kam 7 vite që punoj. Pesë vitet e para isha në konsulencë ekonomike, isha kundër shtetit gjithë kohës, kundër doganës, kundër Ministrisë së Financave, kundër tatimeve, gjithë kohës apelime bëja. Pas kësaj isha këshilltare e jashtme në një prej ministrive, e përzgjedhur nga BERZH, si këshilltare në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit, dhe i kam ndihmuar shumë mirë bizneset në ekstremin e mundshëm dhe i kam bërë hallet e tyre sikur të ishin të miat. Por pavarësisht se bëra gjithë këtë, do më pyesni, do më thoni: A isha e kënaqur me ata që përfaqësojnë këtë qeveri? Jo me të gjithë. Dhe kjo ishte arsyeja që iu futa kësaj pune sepse mendova se nga brenda, duke qenë në krah të kryeministrit, mund të kisha një kontribut më të madh, për t’ia bërë jetën më të lehtë bizneseve, për t’ia bërë jetën më të lehtë të rinjve” tha Muzhaqi. VIDEO KETU

As në daljet publike të fushatës, nuk shkëlqeu. Më shumë se ndonjë ide mbi misionin e saj në politikë, ra në sy natyrshmëria në përcjelljen e mesazhit të paketuar më parë nga zyrat e shtypit të PS-së. Një lirshmëri alla Joleza Koka shpesh e ka çuar drejt gafave të ngjashme dhe që kanë bërë xhiron e rrjetit. E tillë është shprehja që kapi mijëra klikime në portale dhe rrjete sociale, kur Muzhaqi u shpreh: Babain tim e kam parë vetëm një herë duke qarë. Ishte dita kur takoi prindërit e mi në gjimnaz. 

Por pavarësisht devijimeve në transmetim live, Muzhaqi ngjan një personazh krejtësisht e “spiropalizuar” që në gjenezë. Fjalimi i saj për kumbullat e kuqe, në një prej takimeve të fushatës, mund të shënjojë një datë tjetër në historinë e lavdeve verbale, jo për një, por për dy kryetarë të PS-së.

Kandidimi në Tiranë u shoqërua me një fushatë modeste, e vendosur në vendin e 31 në listën e PS-së dhe u mbyll me një rezultat po aq modest, vetëm 1069 vota.

Gjithsesi pozicioni i vajzës me theks “british” në skuadrën e Rilindjes ishte tjetër. Jo për të mbledhur vota, por për të fshehur pas buzëqeshjes së saj rrezatuese ata që realisht mbledhin vota. Për një nga fushatat më të tensionuara, me sherre, përplasje, sharje dhe bullizëm, plagosje, deri edhe vrasje, buzëqeshja e Bora Muzhaqit qe imazhi më i mirë për të mbuluar kandidatët socialistë të akuzuar për abuzime me resurset shtetërore apo ata të lidhur me bandat. Muzhaqi u shfaq e qeshur në foltoren e Partisë Socialiste ditët e fundit pas 25 Prillit dhe u përzgjodh si folëse në mitingun e falenderimit në sheshin Skënderbej.

Në fakt, rezultati i dobët i Bora Muzhaqit në 25 Prill dhe posti i rëndësishëm që iu dha me nxitim në Ministrinë e Arsimit vijnë si kontradiktë, që e bën të vështirë leximin e Ramës për krijimin e qeverisë së ardhshme. Nëse duhej të shpërblehej dikush nga kandidatët socialistë në këto zgjedhje ai është pa dyshim “heroi” i 25 Prillit në selinë e PS, Ornaldo Rakipi, 19-vjeçari që ka thyer çdo pritshmëri duke mbledhur 15 mijë e 700 vota i vetëm në Tiranë dhe të cilit foltorja iu la në dispozicion vetëm pak sekonda.

Por duket se Rama mendon ndryshe. “Përbindëshit” e votave të 25 Prillit i ka lënë të qëndrojnë në hije. Fitorja e këtyre zgjedheve duhet të ketë në vitrinë vajza dhe djem të rinj, të shkolluar jashtë dhe me ide inovative. Me shumë gjasë, nëse i mbetet të njëjtës llogjikë, nuk është çudi që shtatori ta gjejë Muzhaqin Ministre të Arsimit.©Lapsi.al



44 Comments

  1. Shyqyr thuaj qe lideri ka shije te holla. Se mendo ti pelqenin milfat tip brazzer apo larg qoft ndonje SM me cdo na e mbushte qeverin.

  2. Po cilen te nxjerre Rama????!!!! Mos valle nje rrugace e superhajdute si Belinda Balluku qe vetem me parate qe ka paguar per t’u transformuar , duhet te ishte objket i SPAK
    Qe flet me ate zerin si ato hot girls ne hot line. Si nuk ka turp ajo krijese qe as nena qe i ka bere koken nuk e njeh!!!
    Qe as Europol po ta kerkoje, nuk e dallon dot!!!
    Qe edhe Sokoli po e dashuron serisht, se patjeter qe ndonje para e perfiton edhe ai.
    Turp per keto hajdute e rrugace dhe me mire te shohim Boren

    1. O lordi o injorant cfar SPAK flet ti more idjot cfar jan keto genjeshtra dhe shpifje për Belinda Ballukun o moster saper SPAK duhet të ishte sali berisha dhe ilir meta o i pa fytyre saper ate skol ballen qe e la Belinda Balluku nuk e la kot po e la se vet sokol balla e tradhtoji Belinden me dige tjeter prandaji mos flisni kot broqkulla dhe saper rrugaçe i marrsh te keqen ti Belindes

  3. Ngelet duke denigruar cfaredo figure qe nuk eshte dakort me ate qe mendoni ju. Nuk po e kuptojme se cfare jeni media apo kobure.

  4. O lapsi, nuk arrij te kuptoj dot cfar doni te thoni me kete shkrim?
    Pse po e godisni kete gocen, jo per ta mbrojtur, sepse asnje nga ato qe i shkojne pas Rames nuk meriton te mbrohet, por me duket i cuditshem ky shkrim.
    Kjo Bora me duket njesoj si gjithe femrat e tjera qe ka afruar Rama rreth vetes, te gjitha copa mishi, pa dinjitet, dhe bythlepirese te Kryetarit.
    Kam pasur nje miken time qe ka pas punuar dikur me Ramen, nuk ndejti as 2 Muaj, dha doreheqen.

    1. Nuk e kuptoj pse e pyet kur e ke dhene vete pergjigjen. Nje arsye eshte qe Rama po sjell dem shume te madh duke promovuar modelet me negative tek te dy gjinite. Tek burrat promovon Doshet, Rakipet dhe queer-sa, tek grate Borat e Elisat. Demi eshte ne pergjithesi per te gjithe njerezit e ndershem dhe profesioniste te ketij vendi, por qe ne gjykimin tim rendon me shume meshkujt me talent dhe ambicie legjitime politike dhe qeverisese, por demton dhe vendin, sepse sic tregon historia, biologjia e psikologjia qe prej shimpazeve po deshe, keta meshkuj jane te prirur per te mos u nenshtruar, per te punuar apo dhe komplotuar per rrezimin e nje tirani qe pervec te tjerave i fyen sedren. Sedra e Bores nuk do te fyhet kurre sepse sic e pame tek opinioni, Bora prishet edhe kur Rama e nderpret dhunshem dhe pa pike respekti ne sy te qindra mijera njerezve.
      Tani, meqe permend korsite e bicikletave te rruga e Kavajes a e di kjo si eshte bere ai tender dhe sa eshte vjedhur? A e di kjo qe kontrata eshte fituar nga nje firme e krijuar direkt pas ardhjes ne Bashki te lalit (nuk po e them ku i ka fijet por mjafton qe behet fjale per nje te rendesishen shume prane lalit sidomos ne afera)? A e di kjo qe tenderi eshte fituar duke shfrytezuar ne menyre fiktivie dokumentat e nje kompanie me eksperience por qe nuk fiton dot sepse sic e kane bere identifikimin dhe patronazhistet 2 drejtuesit jane votues te PD?

    2. O AS o kokerr injoranti qysh thu ti mo kush shkon pas Rames nuk meritojin as nje mbeshtetje po te qe shkojin mbas sali berishes dhe ilir metes meritojin mbeshtetje sipas teje o idjot

  5. Levantine te Rames.
    Per keta fliste Konica ne librat e tij.
    Eshte thjesht nje tjeter Besë, nje zv.minister i jashtem i lexuar qe s’i mbahet mend as emrri, apo nje Besart me floke te lyer

  6. Duhet pyetur kjo Bora cfare ldhje ka me mafiozin Ervin Mata? Se kot nuk eshte te Rilindja ajo? Po vjerre ke ka kjo? Mos ka gje lidhje me mamuthen A. Berberi?

    1. Cfar thu mo cfar thu o injorant po ku e di surrati jot nje her Bora e ka ber ne itali universitetin dhe atje ka qen me burs ca sajon historira te kota ju mostrat e sali berishes dhe ilir metes sikur keni mbaru universitetin e shpifjeve dhe trillimeve për të sajuar historira

  7. Sa mire i ben biografite nipi Hysos dhe biri terroristit te sigurimit, bashke me perversin tjeter qe te len pa honger me ia permend emrin…ytttt

    1. O Sh.T.Z Qifbyth o injorant para se te flasesh per Boren dhe gjith Gratë Socjaliste ben mir te lash ate gojen tende te qelbur Bora esht nje vajze shum e mire dhe e shkolluar dhe Gratë e tjera të Partisë Socjaliste jan zonja shum te nderuara po ju shpellaret e sali berishes dhe ilir metes jeni ca mostra ca injorant ca rrugaç ca lluma ca mashtrusa dembele hileqare ca te pa turp ca te pa cip ca te pa moral ca te pa fytyre qe vetem genjeni shpifni sajoni trilloni shantazhoni helmoni hidhni bald shpifni pergojoni shani ofendoni

  8. Pordhe me rigon ?thua ti se nuk e njef populli se qar gomar km kemi ?ben experimente me kete popull bravo i qoft gomarit te Surrelit??

    1. O Sh.T.Z Qifbyth o injorant para se te flasesh per Boren dhe gjith Gratë Socjaliste ben mir te lash ate gojen tende te qelbur Bora esht nje vajze shum e mire dhe e shkolluar dhe Gratë e tjera të Partisë Socjaliste jan zonja shum te nderuara po ju shpellaret e sali berishes dhe ilir metes jeni ca mostra ca injorant ca rrugaç ca lluma ca mashtrusa dembele hileqare ca te pa turp ca te pa cip ca te pa moral ca te pa fytyre qe vetem genjeni shpifni sajoni trilloni shantazhoni helmoni hidhni bald shpifni pergojoni shani ofendoni

  9. Kush IA durom Pordhet SPIROPALIT 2.0

    1. Duket qe eshte lodhur per ATDHEUN

    2. E SHIKON KRYEMINISTRIN si Perendi tani.

    3. Kritikat KONSTRUKTIVE = Zero

  10. Duket qe qeveria Rama 3 do te spiropalizohet totalisht.
    Mjere ky vend ne dore te kujt ka rene?!
    Spiropalizim + Cifja = Rilindje 3.0.

  11. Ore, sikur ju ka rene pak entuziazmi ketyre shpellarokomentuesve te Kapsllek.AL He mer dylbera, sikur do bojshit feste me 26 Prill. Tani rrini ja merrni ne goje gjithe antareve te Rilindjes. Ca keni per te thon tani. Rilindja ja u shkalafyvi zgardallopin ashtu sic e meritoni sepse rraca juj dava bq lulishtesh jeni tamam si ai qe keni per kryetar 7X7=42.
    Ikni ere dreq merruni me partine tuj t’bythes se ju ka mare muti shalet. Mos i qani hallin kaloresit te rilindjes se i varen komet. Ai e kapi mandatin e trete, kurse ju kapet perseri manallin e tij. Zdromsa.

    1. 17:22, i njejti fjalor(lexo ca ke shkru) te njejtit njerez e akte: reprezantues te denj te rames: neveri. po nje te vertet e thua po jo per armiqt sic e konsideroni popullin qe nuk e do ramen po per vete PS e diktatorin Ju ka marr m shalet kaq keq sa nuk e fshehni as ju dhe e thoni haptas :AI e KAPI mandatin, nuk e fitoj.

    2. Ik mer te qifsha robt mor patronazhist kurve. Ju mire qe e bete kodin vetem duke i dhene vetes +7 deputete ne tavoline pa filluar zgjedhjet, ju prape vidhni e bleni votoa. Ju jeni hajdute patologjike saqe dhe kur konkuruat vetem me veten tuaj ne 2015, futet me shume vota ne thes sesa kishin votuar aktualisht. Idiotllek rilinds!

      Fatkeqeisht shushunjat e patronazhistat si ti e keni bere kete vend nje mut te madh e hale ne mes te europes. Ti thuash nje europiani qe patronazhistet e Rilindjes (Gestapos) kane akses ne numrin tend te identifikimit dhe qe KM del i falenderon publishikisht, do kishte rene shteti breda dites o robqir.

      Leje qe ju jeni te qire ne tru nga Rama dhe nga ideologjia e gjysherve te tuaj xhahil komunista.

      Zullumi juaj do keputet nje dite o pleher frymor se po e trashni cdo dite.

      1. O Filan o injorant po juve nje her nuk ju voton populli se jeni ca mostra ca injorant ca rrugaç ca lluma ca te pa fytyre qe vetem shpifni genjeni mashtroni hidhni bald pergojoni helmoni shani ofendoni dhe populli nuk e harron kurr ate se çfar demi i keni ber ju vendit saper vjedhje votash jeni o shpellar te ndyre te sali berishes dhe ilir metes ju o mostra te ndyre nuk harrohet 1966 qe ju dhunuat Socjalistet athere dhe i gjakoset nuk harrohet 2009 qe ju i mbyllet kutit e fierit durresit para kohe nuk harrohet ajo skena kur Edi Rama doli me 10 vota fitues kunder lulzim bashes dhe pastaji ju mostra me sali berishen dhe arben ristanin ja dhat lulzim bashes fitoren ne tavolin dhe boll me se na car koken se ju ngeli goja komunist patronazhist sufllaqeve po ju mo mostra ca jeni nuk jeni patronazhista te sali berishes dhe ilir metes

  12. Ky eshte mnadati i 3 mandat sulltani qe se ka kapur kush dhe tani po ploteson haremin e tij dhe te kopjoj sa mundet vella Erdoganin.
    7 gra i ka pas me letra 17 verdalle , ca ja jep shokve per tu martuar …… Ky eshte Edi i madherishem dhe bejini fresk tani dhe numeroni haremin .
    Te pakten te na bej pune me haremin ………………………………

  13. Këtij populli i duhet nji dhuratë si tcunami i Indonezisë me ezhduk krejt e mos del ndonji pipull liri dashëy e jo si këta derrra

    1. O renato o injorant o shpellar o moster ske pun ti Boren se Bora esht nje vajze shum e mire dhe e shkolluar dhe nuk plasi për surratin tend qe je rrugaç

  14. Ore cfare thoni, ka mbaruar LSE, kjo qe s’di te formoje nje togfjalesh te vetem, copa e mishit me dy sy. Arsimuar jashte, si, kur, qysh, me cfare parash, a e ka njehsuar diplomen apo e ka fallso te blere?! Qe kur vetepunesimi neper semaforet londinez, quhet arsimim ne LSE?!
    Ore hajvane, nuk behet shtet dhe nuk mbahet pushteti me kurvica e bushtra qe mendojne se cdo gje duhet qe te futet ne mes te shaleve, qe mendojne se qellimi justifikon mjetin, qe s’kane asnje lloj skrupulli, morali apo dinjiteti, qofte edhe kafsheror!

  15. 17:22 = surrati real i rilindjes !
    Kryetari tyre ka nevoje per ekip psikiatrash nje i vetem s’ia del
    Ne rastin me te mire. Normalisht vendin e ka pas hekurave.
    F. Nano dhe mbeturinat e PiSit ja mbeshtesin politikisht ish-horrave te bordurave ngaqe skan burreri te luftojn vet.

  16. O Filan o injorant po juve nje her nuk ju voton populli se jeni ca mostra ca injorant ca rrugaç ca lluma ca te pa fytyre qe vetem shpifni genjeni mashtroni hidhni bald pergojoni helmoni shani ofendoni dhe populli nuk e harron kurr ate se çfar demi i keni ber ju vendit saper vjedhje votash jeni o shpellar te ndyre te sali berishes dhe ilir metes ju o mostra te ndyre nuk harrohet 1966 qe ju dhunuat Socjalistet athere dhe i gjakoset nuk harrohet 2009 qe ju i mbyllet kutit e fierit durresit para kohe nuk harrohet ajo skena kur Edi Rama doli me 10 vota fitues kunder lulzim bashes dhe pastaji ju mostra me sali berishen dhe arben ristanin ja dhat lulzim bashes fitoren ne tavolin dhe boll me se na car koken se ju ngeli goja komunist patronazhist sufllaqeve po ju mo mostra ca jeni nuk jeni patronazhista te sali berishes dhe ilir metes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *