• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në aksin Milot-Morinë, vdes në vend 35-vjeçari, në gjendje të rëndë shoqëruesja e tij

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin rrugor Milot-Morinë. Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur tek vendi i quajtur “Ura me harqe ” me një automjet tjetër tip “Volkswagen”. Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi 35-vjeçar i mjetit tip “Volkswagen”, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mjeti tjetër tip benz drejtohej nga shtetasi me inicialet Z.L, që po ashtu ka mbetur i plagosur rëndë në aksident. E plagosur ka mbetur dhe pasagjerja që ndodhej në mjetin që drejtohej nga viktima 35-vjeçar. Të dy të plagosurit janë sjellë në gjendje të rënduar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që policia është duke hetuar mbi shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *