• |
ide | kryesore

Ndryshon Kodi Rrugor, ashpërsohen masat ndëshkuese për shoferët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Parlamenti ka miratuar ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor. Me kodin e ri rrugor ashpërsohen masat për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kryesisht për drejtimin e automjetit pas përdorimit të alkolit, për përdorimin e celularit ose në rast se drejtuesit e mjeteve kanë kryer shkelje të përsëritura.


Midis ndryshimeve në ligj është edhe kolaudimi i automjeteve.Mjetet e reja në 3 vitet e para nuk do të kryejnë kolaudimin, mjetet e përdorura do ta kryejnë atë çdo 2 vjet nga çdo vit që ishte aktualisht, ndërsa taksitë, ambulancat dhe autobusët do të bëjnë kolaudimin një herë në vit, nga çdo 6 muaj që parashikonte ligji aktual.Për herë të parë parashikohet ngritja e një qendre informacioni për identifikimin e drejtuesve të mjeteve, të cilëve u kaluar mbi 30 ditë afati i siguracionit. Gjoba do të jetë nga 100 deri në 400 USD, si dhe detyrimi për t’u pajisur me siguracionin vjetor. Do të ketë ndëshkime të ashpëra edhe për parkimin e gabuar.


Cilido që parkon në mënyrë abuzive 3 herë brenda një viti, përveç gjobës, do t’i hiqen pikë nga leja e drejtimit. Ndërkohë, për shoferët që përdorin celularin gjatë qarkullimit, do të gjobiten nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Në rast përsëritje 3 herë brenda vitit, do t’i hiqet patenta 3 muaj si dhe pikët.Masat do të jenë më të ashpra për të gjithë ata që kapen duke qarkulluar në gjendje të dehur. Në raste të tilla, ligji parashikon gjobë dhe heqje e patentës deri në dy vjet.Ligji parashikon rritje të gjobave edhe për mosvënie të rripit nga shoferi nga 5 mijë deri në 150 mijë lekë si dhe nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë në rast se nuk e ka vendosur pasagjeri.

Ashpërsim të masave propozohen edhe për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë me makina të blinduara, që në rast mospajisje me autorizim gjobiten nga 100 deri në 200 mijë lekë apo edhe konfiskim të mjetit. Kushdo që tejkalon kufijtë minimalë dhe maksimalë të shpejtësisë do të ndëshkohet me gjobë. Ndërhyrje parashikohen edhe në sistemin e pikëzimit të lejeve të drejtimit, pasi me humbjen totale të pikëve, mbajtësit i patentës duhet të ndjekë një kurs pranë autoshkollave të licencuara e më pas t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit.

12 Comments

  1. Paskan paguar mire keta te sigurimeve..kastrati me Ponarin u dhine ne leke..Po sikur makinen ta kesh ne garazh perse shteti duhet te te imponoje te paguash sigurimin?..Kane shkuar sigurimet ne maksimum..Filloi tani mandati i trete.. E pate o idiote qe shitet voten? do t’Ju qisi nga hundet edhe ato kacidhe qe ju dha..mjerane..Ne buuuurg c’fare problemi ka ketu!

    1. makinen po e ke ne garazhe edhe nuk e perdore e heq nga perdorimi, edhe pike, nuk paguan asnje takse, psh ne Hollande eshte kush nuk e perdore edhe sdo te paguaj takse e heq nga e drejta e perdorimit, edhe nuk paguan, por nqs e le ne rruge apo ecen me te, te kepusin me gjoba qe te ndrydhen mende,

  2. Ata qe kane makine e dine se aq heq in, Nedra’s ata qe nuk kane tallin trapin deri sa tu vi fadeoma ke kasollen abusive , athere kujtohen me lyp ndihme. Dava shiptaresh, popull kurve komplet, prostitute me gen.

  3. na moret në qafë ju qe shitet veten.priteni se çfarë do na bej kryekrimineli. do paguajmë edhe per macet taksa apo ku di unë

  4. Ky mund të konsiderohet “gëzimi i parë” pas humbjes së 25 prillit.

    Bashkëshortja e Lulzimit, Aurela Basha i ka zilepsur gjithë gratë e Rolling Hillsit me hiret e saj në këtë foto.

    Ajo ka publikuar foton me kryedemokratin për përvjetorin e martesës.

    Gojët e liga thonë që Luli është nga ata burrat e mbarë që e dëgjojnë shumë bashkëshorten.Shpellkare cecene skiftere me kete ligj ju do filloni të behen i Qytetare eshte ne të miren tuaj o shpellkare

    1. Po ku mer vesh katunari nga Europa… Ti max europen e ke pa ne TV, ose ke ik me punu si rrefugjat pa letra dhe je kthy.
      Ne Europe muk diskutohet fare buka e gojes, kush punon ktu ka lek jo vetem me hongor po dhe me kursy sadopak. Ne Shqiperi robt punojne si qeni dhe hane buk that me qepe.
      E zeme se ke ik ne emigracion dhe po e mban makinen ne garazh, pse duhet te paguash siguracion?
      A po dole ne rruge pa siguracion eshte muhabet tjeter pastaj.

  5. Për të gjithë ju më lartë… që keni përdhosur kulturën tuaj, emrin tuaj të prindërve tuaj dhe të kalamajve tuaj. Lëre pastaj keni përdhosur Zotin që ju bëri, nuk keni e sjeni më të dobishëm me këto sharje e ofendime a thua se ofendoni Kastration apo Ponarin, apo ndonjë tjetër. Jeni gjynah jeni për tu bër gjynah.
    Mendimi im është lutuni për dije e informacion por ka dash Zoti dhe ju ndihmon dhe njëherë dhe lexoni këtu se dua tjua shpjegoj qartë të gjitha pa hile…. Në fund dua një falje ti merrni mbrapsht këto fjalë dhe mos blni anonimin se e dimë kush jeni. Gjynafi i popullit.
    1. Gjoba për siguracion ska të bëjë me makinën apo sa makina ke. Gjoba ka të bëj pasi është detyrim ligjor dhe moral që çdo makinë të ketë siguracion. Është koncept botëror dhe kshu duhet të jetë gjithmonë. Se nuk bën aksident ti sdo të thotë mos ta blesh, mos thuaj kurr kurr.
    2. Kur ske aksidente vjen sistemi bonus malus. Këtu se ka futur në lojë AMF ministria e financave. Dmth je shofer o mirë paguan pak siguracion dhe anasjelltas.
    3. Nëse ke dy makina apo më shumë dhe si përdor njëkohësisht apo ke ik jashtë shtetit… atëherë ose nxirre makinën nga qarkullimi që të mos paguash taksën dhe siguracionin ose mos ja kërko kompanice të siguracionit këtë mungese ligji por Ministrisë të Transportit dhe DPSHTRR pasi ata ju marrin taksat për regjistrimin e makinave. Le ta bëjnë si evropa ku nëse ke dy makina mund të kesh një palë targa dhe jo dy pasi nëse përdor njërën makinë tjetrën jo. Por ta dish nëse e ke makinën jashtë pa targa gjobitesh. Prandaj duhet ta kesh makinën pa targa në garazhd. Është shumë e thjeshtë makina është si armë dhe duhet një numër për identifikim si pasaporta jote. Koncept komunitar o popull…. Paguani sigurimet se për të mirën tuaj e keni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu