• |
ide | kryesore

Bebe Rexha flet për raportin e Dua Lipa-s dhe Rita Ora-s:Jam përpjekur të vendos paqe

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi në një intervistë  Bebe Rexha foli më shumë për raportin e dy këngëtarëve Dua Lipa dhe Rita Ora.

Bebe tregoi për ‘The Sun’ se dëshironte të bashkëpunonte me të dyja dhe Ava Max por u shpreh se kjo gjë nuk mund të realizohej pasi këngëtaret nuk kanë komunikim me njëra tjetrën. “Jam përpjekur me të vërtetë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur ose çfarë e ka krijuar dramën. Jam përpjekur të vendos paqe dhe t’i bashkoj vajzat. Do të doja shumë të bënim diçka të gjitha bashkë, por nuk jam e sigurt nëse do të ndodhë ndonjëherë. Nuk dua të flas më tepër për këtë”, tregoi Rexha.Dua dhe Rita nuk kanë folur kurrë për këtë gjë, por sipas mediave mund të ketë qenë një kontratë me ‘Adidas’, shkaku që dyshja nuk kanë marrëdhënie të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *