• |
ide | kryesore

PD dorëzon në KQZ dosjen ankimore për zgjedhjet: 25 prilli një masakër elektorale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në KQZ dosjen ankimore për zgjedhjet e 25 prillit.


Në një dalje publike për mediat, përfaqësuesja e grupit të juristëve të PD-së tha se bëhet fjalë për prova që tregojnë qartë për atë çka e cilësojnë masakër elektorale.


“Procesi i 25 prillit ishte masakër elektorale e kryer nga Rama , Doshi dhe Rakipi. Viktima ishin shqiptarët. PD e ka për detryrë që të luftojë për rikthimin e demokracisë. Depozituam qindra prova dhe fakte që provojnë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë, deri tek përdorimi i të dhënave nga sistemi i patronazhistëve të partisë – shtet, është blerë vota në mënyrë të paligjshme, janë përdorur bandat për blerje vote, ka pasur mosveprim nga Policia dhe Prokuroria. 

Regjimi Rama – Doshi – Rakipi sundon gjithë sistemin shtetëror. Është detyra jonë që të shpalosim të vërtetën, për të gjithë qytetarët shqiptarë, me të gjitha mënyrat që ekzistojnë. Kjo është betejë për fëmijët dhe të ardhmen tonë. Të rrëzohet ky sistem”, deklaruan përfaqësuesit e PD-së.

Fjala e përfaqësuesve ligjorë të PD-së: 

Procesi i 25 prillit ishte nje masaker elektorale e orkestruar dhe zbatuar nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kesaj masakre elektorale janë shqiptarët dhe familjet e tyre. Detyra e Partisë Demokratike është të qëndrojmë fort dhe të vendosur dhe të luftojmë me të gjitha fuqitë për kthimin e demokracisë në vend.

Sot, ne po dorëzojmë në KQZ qindra prova fakte dhe të dhëna që provojnë tjetërsimin e vullnetit tê shqiptarëve dhe vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri. Nga blerja e votave dhe presioni ndaj votuesve, tek vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve nga partia-shtet dhe përdorimi i tyre për presione kriminale nga sistemi i patronazhisteve te partise shtet.

Nga angazhimi i shtetit dhe administrates, tek tenderat, punesimet, legalizimet dhe pagesat e paligjshme per te blwre vota. Nga kandidimi i përfaqësuesve të krimit të organizuar tek perdorimi i bandave per te blere vota dhe kercenuar qytetaret nen mbrojtjen dhe mosveprimin e policise dhe prokurorise.

Nga ndryshimet antikushtetuese te Kodit Zgjedhor, tek ndryshimet me urdher politik te fletes se votimit qe sollen zhvleftesimin e 83 mije votave baraz me afersisht 8 deputete. Nga pamundesimi i votes se emigranteve tek karantina 3 ditore per te penguar emigrantet te vijne fizikisht pwr te votuar. Siç e pamë gjatë zgjedhjeve, regjimi Rama-Doshi sundon gjithë sistemin shtetëror në vend, dhe e përdor atë për përfitimet e tij politike. Këtu përfshihet edhe KAS i cili vendosi fletën e votimit sipas urdhrit politik të Edi Ramës. Por është detyra jonë të shpalosim gjithë dëshmitë dhe dokumentet që kemi dhe të vazhdojmë betejën për të vërtetën dhe për qytetarët shqiptarë në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë.

Kjo betëjë nuk ka të bëjë me PD apo me partitë politike, ajo ka të bëjë me të ardhmen tonë, fëmijët tanë, demokracinë tonë. Dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.

9 Comments

  1. Vjedhja e zgjedhjeve të 25 prillit është ngjarja dhe sprova më e rëndë për demokracinë shqiptare që prej 1990.

    Kjo vjedhje ka disintegruar tërësisht jo vetëm politikën shqiptare, por dhe shoqërinë tonë, sepse ka eliminuar plotësisht të vetmin proces vetëkorrektimi të shoqërisë që janë zgjedhjet politike.

    Në këtë mënyrë këto zgjedhje jo vetëm nuk korrigjuan deformimet e qeverisjes së korruptuar tetë vjeçare të socialistëve , por i thelluan ato më tej duke prodhuar kështu pasoja shumë të rënda që rrezikojnë deri dhe stabilitetin politik të vendit.

    Është e qartë që pas kësaj ngjarje rruga e Shqipërisë është tërësisht e panjohur dhe e minuar dhe çdo moment mund të hedhë në erë gjithçka, sepse dihet që ‘normaliteti politik’ që pason ngjarje të tilla është një ‘anormalitet’ i rrezikshëm i mbushur me befasi nga më të paparashikueshmet dhe më të hidhurat.

    Përpjekja për të kontrolluar demokracinë përmes mekanizmave artificialë dhe okultë qoftë edhe përmes mbështetjes së disa përfaqësive ndërkombëtare të korruptuara, ka rezultuar kudo një përpjekje e dështuar, sepse në fund është demokracia ajo që merr në dorë fatin e një kombi dhe kontrollon dinamikat e zhvillimeve shoqërore dhe politike, të cilat në thelb janë impersonale .

    Këto zgjedhje jo vetëm që nuk zgjidhën krizën politike për të cilën Yuri Kim kishte marrë angazhim para senatit amerikan dhe nuk sollën paqe në politikën shqiptare, por ato sollën një qetësi të frikshme që më së shumti i ngjan qëtësisë para një stuhie dhe ligjësitë politike janë si ligjësitë e natyrës, ato nuk tolerojnë asnjë deformim.

    Le të urojmë që faktorët ndërkombëtarë, që hynë garant që opozita të merrte pjesë në zgjedhje me Ramën kryeministër, të bëjnë presionin e duhur mbi institucionet shqiptare siç është SPAK, Gjykata e Posaçme apo KAS.

    Kësisoj të korrigjojnë gabimin fatal që u bë me vjedhjen në mes të ditës vullnetit të qytetarëve dhe t’i japin sërish mundësi shoqërisë shqiptare, përmes përsëritjes së zgjedhjeve në nëntë qarqet ku opozita pretendon se është vjedhur vullneti i tyre, në mënyrë që vullneti i tyre të respektohet.

    Kjo jo vetëm si detyrim ndaj sjelljes korrekte të opozitës dhe si mundësi e fundit për të korrigjuar me mjete politike gabimin e madh të trafikimit të vullnetit të qytetarëve, por dhe si një mundësi e fundit për të shmangur përplasjen dhe ‘vetëkorrigjimin’ e dhunshëm të shoqërisë.

  2. Zaho ramut sumqiri e do shume kurven e babit vloren
    Doshi me qifen do u blerjen gjith grave bythkuqe vlonjate brek plazhi falas
    Qife Qife Qife trimi

    1. Ju haroni Motrat edhe kushurirat tuaja qe vinin ne Vlore me shkolle visheshin me pantallona edhe fund , kurse si kalonit nje muaj me mini edhe pantallona reks, keshtu te flasim hapur, ska ardhe ndonje nga Vlora ne veri me shkolle, por nga veriu ne Vlore po, keshtu mos na caj karin e na beni te zgjuarin, por shko kerko se sedi nga e ke babain koqe kandari

  3. Asnje vjedhje nuk eshte bere. Vjedhjet e votave i bene Pd dhe LSI. PD eshte parti fashiste prandaj nuk e votone populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu