• |
ide | kryesore

Festoi tre golat ndaj Juventus: Donnarumma e ka bërë zgjedhjen për të ardhmen

-Instant, Sport



E ardhmja e Gigio Donnarumma mbetet një enigmë me një kontratë në skadenë me Milanin që ende nuk është rinovuar, por postimi social i portierit pas 3-0 kundër Juventusit në kampionat, që solli ekipin e Pioli më afër Ligës së Kampionëve të ardhshëm, e ka ngjyrosur atë pak më shumë kuqezi. “Një fitore e shkëlqyer – postoi Donnarumma – për të vazhduar të ndjekim qëllimin tonë”. Për të mos lënë dyshime ka edhe një hashtag: ‘#forca Milan’. Portieri i ri italian në ditët e fundit është afruar me këmbëngulje drejt Juventus, nga Mino Raiola dhe jo vetëm, por sic duket situata ka ndryshuar.

Sa i përket rinovimit, palët janë ende shumë larg (Raiola dëshiron 10 milion plus bonuse, klubi nuk ka ndërmend ta rrisë ofertën nga 7 + 1), por Gigio ka vendosur t’i japë përparësi Milanit, sepse ai dëshiron të luajë Ligën e Kampionëve me ekipin e tij të preferuar dhe për këtë arsye klubi i Elliott mund të shfrytëzojë ndjesitë duke i ofruar një formulë alternative të rinovimit. Mes drejtuesve kuqezi po lind në fakt, ideja e një mini-rinovimi vjetor prej 7 milion eurosh (plus një bonus) me përfshirjen e një klauzole zgjidhje të kontratës të caktuar në 30 milionë dhe e ushtrueshme në rast se Milani nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Menaxheri kërkon një rinovim të kontratës për klientin e tij me një pagë sezonale të vendosur në 10 milionë euro plus 2 bonus, por Milani, nuk dëshiron ta rrisë ofertën e tij nga 7 milionë euro plus 1 bonus. Kjo është arsyeja pse vullneti i lojtarit mund të jetë vendimtar, pasi ai do të donte të qëndronte te kuqezinjtë dhe ua ka rrëfyer këtë miqve dhe shokëve të skuadrës gjithashtu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *