• |
ide | kryesore

Gati po e humb titullin, Koeman mesazh Barcelonës: “E shoh veten këtu edhe vitin e ardhshëm”

-Instant, Sport



Duke folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Levantes, trajneri i Barcelonës Ronald Koeman preku gjithashtu temën e të ardhmes: “Presidenti më ka dhënë besim nga dita e parë. Unë nuk kam pse të shqetësohem, formulova një kontratë për dy sezonet dhe e shoh veten si trajner këtu edhe sezonin e ardhshëm. Ne kemi rënë dakord me presidentin për të folur në fund të këtij sezoni. Tani kjo finale e kampionatit është më e rëndësishme se e ardhmja ime”.

Në fakt, barazimi pa gola në ndeshjen direkte me kryesuesit e Atletico Madrid e ka lënë Barcelonën në vendin e dytë, në kuotë të barabartë pikësh me Real Madrid, dy pas shpinës së Colchoneros. Me tre javë deri në përfundim të kampionatit, Komean humbi mundësinë më të mirë për të marrë kryesimin e La Liga, por sic duket kjo nuk e shqetëson hollandezin që kërkon edhe një vit të dytë në pankinën blaugrana… sipas kontratës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *