• |
ide | kryesore

Tensionet Izrael-Palestinë, thirrje që të ndalen sa më shpejt sulmet pasi ka fëmijë mes raketave

-Instant, Lajme, Të fundit

Me krizën dhe tensionet e shtuara në Lindjen e Mesme, fëmijët janë ata të cilët po e përjetojnë më shumë këtë situatë. Nga hedhja e raketave, më shumë se 12 fëmijë kanë mbetur të vrarë ndërsa shumë të tjerë janë plagosur. Organizata ‘Save The Children’ në Gaza bën thirrje që sulmet të ndalen menjëherë. Deri më tani fatmirësisht asnjë fëmijë nuk ka vdekur në anën izraelite, por popullsia civile mbetet nën kërcënim të vazhdueshëm me qindra raketa të Hamasit që bien në zonat urbane. Një nga gratë e vrara në Izrael ishte nëna e një fëmije të vogël.


Rruga kryesore tregtare në qendër të qytetit është pothuajse bosh, shumica e dyqaneve u mbyllën përpara Fitër Bajramit. Bombardimet nuk u reduktuan, ndërsa zhurma e raketave palestineze dhe sulmet ajrore izraelite vijojnë të jehojnë  në të gjithë rajonin që nga mëngjesi i së martës.


 

2 Comments

  1. A ka ndonje shanc qe te beheni profesionit e te raportoni lajmet ashtu sic jane????
    Po ju kursej pergjigjjen: JO! Sepse ju nuk dini te ndaheni nga turma e arrogances e injorances perendimore – vdisni tu lepiehni atyre. Ju keni humbur vetveten, nuk mund te kerkohet respek per te tjeret nga ju. Ju, nuk ju behet vone per palestinezet qe jane te vetmet viktima ne kete rast, sepse i identifikoni ato me muslimane. Do ju shkruaja “TURP”, por ju nuk ju lejojne maskat e panumerta qe keni ne ftyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu