• |
ide | kryesore

Turqia gati të ndërhyjë për Gazën, Erdogan telefonon homologun iranian

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti turk Recep Tayip Erdogan dhe homologu i tij iranian Hasan Rouhani kanë diskutuar në telefon për sulmet e Izraelit kundër Palestinës. Siç raportojnë mediat e huaja, Erdogan ka thënë se Ankaraja zyrtare është e vendosur të qëndrojë krah Palestinës. Ai po ashtu vijoi duke theksuar se gjithë komuniteti islamik duhet të ndërmarrë veprime dhe të ndëshkojë ashpër Izraelin.

Dita e djeshme është konsideruar si më e përgjakshmja që pas rinisjes së përplasjeve mes Izraelit dhe Palestinësm një javë më parë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Gaza tani qëndron në 188 njerëz, përfshirë 55 fëmijë dhe 33 gra, me 1,230 të plagosur, sipas ministrisë së shëndetit të kontrolluar nga Hamas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *