• |
ide | kryesore

Turqia zgjodhi sërish “Sulltanin”/ Si i përmbysi Erdogan sondazhet

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet
Erdogan



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan doli duke kënduar para qindra mbështetësve të tij në Stamboll. Ai shpalli fitoren e balotazhit të zgjedhje presidenciale duke u shprehur se populli turk i kishte dhënë atij përgjegjësinë për të qeverisur në 5 vitet e ardhshme.

Duke folur para mbështetësve të tij, Erdogan, që e ka udhëhequr Turqinë për 2 dekada falënderoi qytetarët që e votuan. “Dashtë Zoti, do të jem i denjë për besimin tuaj ashtu siç kam qenë në 21 vitet e fundit. Jemi bashkë deri në varr. E kisha thënë edhe para zgjedhjeve se kjo dashuri nuk mbaron këtu”, – u shpreh Erdogan.

Presidenti turk më tej ironizoi kundërshtarin e tij Kemal Kilicdaroglu, duke thënë para turmës: “Bye, bye, bye Kemal”. Pak para shfaqjes së Erdogan, Kryetari i Këshillit Suprem Zgjedhor të Turqisë, Ahmet Yeren, tha se presidenti në detyrë udhëhiqte rezultatet me 52% të votave ndërsa rivali i tij Kilicdaroglu kishte vetëm 48% të votave.

Në një deklaratë para mediave, Kemal Kilicdaroglu u ankua për një garë të pabarabartë.

“Nuk munda dot të mbroj të drejtat tuaja. Nuk fitova ndaj një strukture të padrejtë” – tha ai duke shtuar se do të “vazhdojë të luftojë” për të mbrojtur të drejtat e Turqisë. Ai falënderoi elektoratin e tij, duke i cilësuar si “heronjtë e vërtetë”.

Çfarë ndodhi

Mbi 60 milionë persona kishin të drejtë vote në zgjedhjet e së dielës. Qendrat e votimit për rundin e balotazhit u hapën në orën 08:00, sipas kohës lokale, dhe u mbyllën në orën 17:00. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 84%, ose 4% më pak se në raundin e parë. Ishin mbi 400 mijë vullnetarë nga partitë opozitare që monitoruan procesin e votimit dhe të numërimit të votave.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën më 14 maj, Erdogan doli i pari, duke fituar 49.5% të votave, ndërsa Kilicaroglu arriti të merrte 44.9% të votave. Kjo ishte hera e parë në 20 vitet që Erdogan është në pushtet që ai nuk fitoi zgjedhjet që në rundin e parë.

Pse sërish Erdogan

Analiztët thonë se zgjedhjet e 14 majit patën shënuan surpriza të shumta dhe një ndër to ishte performanca më e ulët se sa pritej e opozitës që deri atëherë favorizohej ndjeshëm në sondazhe. Koalicioni “Tabela e Gjashtë” përbëhej nga 6 parti që kërkonin t’i jepnin fund sundimit të gjatë të Rexhep Tajip Erdogan. Gama e gjerë e koalicionit kishte bërë bashkë forca me pikëpamje shumë të ndryshme politike nën emrin “Aleanca e Kombit”. Pjesë e saj ishte edhe lëvizja politike kurde, por gjithë ky angazhim nuk u pasqyrua në kutinë e votimit.

“Krizat e mëdha si pandemia, kriza ekonomike e Turqisë dhe tërmeti i shkurtit nuk mjaftuan për të mposhtur Erdoganin. Dhe megjithëse Partia AK e Erdoganit humbi vota, ajo mbajti epërsinë në parlament” – thotë për BBC, Prof. Emre Erdogan nga Universiteti Bilgi.

Sipas tij, mbështetësit e Kemal Kilicdaroglu dukeshin të papërgatitur për raundin e dytë të zgjedhjeve. Kjo u pa kur u shpallën rezultatet e raundit të parë, por edhe në ndryshimin e ekipit të fushatës pas kësaj. Shenja të paqartësisë ishin edhe improvizimi i negociatave politike dhe ndryshimet rrënjësore në diskurs në prag të raundit të dytë.

Partia AK e Erdogan doli në krye të rezultateve që në raundin e parë të zgjedhjeve në 10 nga 11 provincat e goditura nga tërmetet shkatërruese në shkurt. Partia në pushtet sfidoi pritshmëritë se situata e krijuar do të dëmtonte mbështetjen ndaj Erdogan, por ky i fundit u zotua të rindërtojë qytetet e shkatërruara. Rezultati u nxit gjithashtu nga dyshimet te aftësia e opozitës për të përmbushur pritshmëritë e votuesve.

SHBA dhe BE nuk nxitohen të urojnë

Kryeministri Edi Rama ka nxituar që të urojë menjëherë për fitoren e Erdogan. Në një mesazh të shkurtër të rrjetet sociale, Rama shkroi në shqip dhe në turqisht: “Urime për fitoren Zoti President” të shoqëruar edhe me flamujt e dy vendeve. Fitorja e Erdoganit u urua më herët edhe nga kryeministri hungarez Victor Orbán apo presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Ajo që bie në sy është se ende SHBA dhe BE nuk kanë reaguar. Anadolu Agency raportoi se Erdogan e kanë uruar edhe liderët e Katarit, Somalisë dhe Pakistanit. ©LAPSI.al



19 Comments

    1. Nuk i permbysi Erdogani “sondazhet” e sponsorizuara nga Perendimi por maska ra dhe mbreti mbeti lakuriq! Sa per pershendetjet e marra, fillojne nga ajo e damllasi Bide deri tek lgbt i vogel Makaron! Kur punon per vendin tend, kur te don mileti, Bidete te ruajne frrokcupin, Makaronet te hane spartakngjelen, KAQ!

    2. Vetem sondazhe nuk u permbysen.
      Votimet dolen fiks sic thonin sondazhet.
      Ja dhe vete LAPSI, ne gjithe ate shkrim, nuk flet askund per sondazhe.
      Titulli nuk ka asnje lidhje me shkrimin.

    1. URIME VELLAU MADH!

      FITORE JO VETEM PER TURQIT POR PER VLERAT FAMILJARE DHE ATDHETARE.

      SIGURISHT NJE GRUSHT HUNDES ANTIVLERAVE TE SEKTIT TE NDYRESIRAVE LGBTQ.

  1. NE TRADITE SULLTA,N,, POR MOS TE HARROJME SE ZHVILLIMIN EKONOMIK TURQISE IA DHA ERDOGAN , PO TA SHOHESH NE HOOLESI PUSHTETI ATJE ESHTE ME DEMOKRATIK SE PUSHTETI SEKTIT RAMA. NE TURQI KUSHTETUTA NUK SHKELET E TJETERSOHET SI KETU. JA VOTIMET QE BEN SHTETI TURK, QE BRENDA DITESDEL FITUESI, KUR NUMURI I TYRE ESHTE MBI60,000,000 MILIONE KUR TI THEMI SULLTAN ERDOGANIT, KETIJ TONIT TI THEMI DIKTATOR.

    1. NASHI NA HONGSHI NGAJ LOPATE MUT ATO QE JAN KUNDER ERDOANIT. REZULTATIN E NXJERRIN PER 4-5 ORE NE VENDET “DEMOKRATIKE” E NXJERRIN PER NJI MUJ

    2. Pse nuk i thoni te gjitha qe tha Erdogani ne fjalimin e tij pas fitores?Erdogani tha qe asnje Gay nuk e fa filtruar ose do e filtroi Partime e tij. Ai tha qe opizita eshte pro LGBT sepse dhe vete eshte e mbushur me homoseksual dhe ne do ti mbrojme femijet dhe familjen nga Homot r Amerikes dhe Evropes. Ju jeni gazetar bythqira

  2. Fitorja e Erdogan tregon se jo vetëm qeveritë, por edhe pooujt nuk po shohin më drejt demokracisë, të drejtave të njeriut dhe një shoqërie liberale.
    Përballë situatës së vështirë ekonomike dhe dëmeve kolosale nga tërmetet, turqit zgjodhën një figurë të njohur e provuar në krye të vendit, Erdogan.

    Nga ana tjetër platforma politike e opozitës, e cila u përqendrua në të drejtat demokratike, raportet në politikën e jashtme me Perëndimin, lirimin e të burgosurve të shumtë politikë, ndonëse mobilizoi qytetarët turq, nuk përfshiu shqetësimin aktual të shtresave të varfëra apo në nevojë, rindërtimin pas tërmeteve në afate kohore, sic kish bërë Erdogan gjatë fushatës .

    Premtimet e Erdoganit në këtë drejtim, i dhanë Presidentit edhe një herë çelësin e një mandati të ri 5 vjeçar, besimin se me të në krye mund të përballohet situata e vështirë e vendit.

  3. Është e vërtetë që Turqia nën qeverisjen e Erdoganit ka bërë hapa të mëdha në rritjen ekonomike, por të mos harojmë se edhe Gjermania me Hitlerin apo Italia me Musolinin u bënë në ate kohë shtetet më të fuqishme sa i takon zhvillimit ekonomik.
    Fakti që fitoren e Erdoganit nxituan ta përshëndesin liderë të tillë me tendenca diktatoriale , që nga kryeministri shqiptar e deri tek Putini, është tregues se ai hyn në grupin e tyre.
    Megjithëate, ka edhe një fakt tjetër që nuk duhet nënvleftësuar.
    Është fakti se midis vendeve me popullsi të madhe myslimane, asnjë vend tjetër i tillë nuk mund të krahasohet sa i përket normave të demokracisë sa Turqia.
    Shkalla e demokracisë sidoqoftë nuk mund të krahasohet me demokracitë perëndimore që fillimet e modelit të tyre i kanë që prej disa shekujsh.
    Ka qenë një eksperiment i dështuar e ashtuquajtura “pranvera arabe” që tentoi të eksportonte artificialisht modelin europerëndimor të demokracisë.
    Po kështu , nuk më duket e arsyeshme e bile naive që demokracia e Erdoganit në Turqi, të komentohet mbi bazën e modelit europerëndimor apo asaj të Amerikës së Veriut.
    Deri në fillim të shekullit të kaluar, perandoria osmane vazhdonte të ishte në një sistem feudal monarkik të modelit mesjetar që Europa perëndimore e kishte kaluar më së paku para dy shekujsh.
    Reformat e mëdha që bëri Ataturku në Turqi, arritën të rrëzojnë sistemin perandorak të sulltanëve, po duket kjartazi që populli turk, ndonëse ka bërë ndryshime të mëdha në mendësinë orientale, ndonëse ka kaluar një shekull, ka akoma të rrënjosur në ndërgjegje sistemin feudal.
    Është pak a shumë ajo që ka ndodhur me popullin tonë të vogël.
    Nga monarkia feudale e Ahmet Zogut, me disa elementë konstitucionalë, kaluam në sistemin e diktaturës së proletariatit, një lloj tjetër i monarkisë absolute ku të gjithë duhet të mendonin vetëm me mendjen e liderit Hoxha që trajtohej si vetë Perëndia.
    Është pikërisht kjo periudhë e gjatë prej gati 5 dekadave, që kultivoi në popullin shqiptar marrëzinë e fetishifizimit e glorifikimit të kultit të individit të diktatorit komunist Enver Hoxha, marrëzi kjo që po vazhdon edhe pas 32 vitesh të sistemit pluralist demokratik me brohoritjet për Edverin e “Saliun”
    Padyshim që gjatë këtyre tre dekadave të fundit, Shqipëria ka bërë hapa të mëdha në ngritjen e nivelit të jetesës e të kulturës, por nëse në ekonomi janë bërë ndryshime të mëdha megjithë zigzaket e krizave, në mendësi politike akoma kemi ngelur me adhurimin e kultit të liderit si një perëndi.

  4. “Seç u shporr xhymhyrieti, se ç’u rehatos mileti, se sulltanin prap’ e gjeti, se qe kur e humbi s’fjeti”

    I madhi Fan Noli, gjithnje aktual

  5. Bravo Erdogan!!!
    Ti mendon jo vetem per qelizen e shoqerise “FAMILJA”,por edhe per pensionistet.
    600 EURO mesatarja(te konvertume afersisht me monellen turke) pension, nuk jane pak.Krahasu me 150 euro ne Allvaniqi-Arnautlluk.

  6. Nëse ka një politikan që e ka të shkruar në ballë parimin e Hitlerit “akuzo kundërshtarin për atë që sapo ke bërë vetë” ky është Saliu. Dhe këtë e di sot i madh e i vogël në katundin tonë.

  7. “kritiket sezonale” pse heshtin? Si mundet ti kerkosh largimin Bashes ne 2017 pas humbjes katastrofike me 450 mije vota dhe jane fshehur tani pas 14 majit megjithese Berisha mori te njejtin rezultat? Ka nje pergjigje dhe per kete. Jane KCK qe duan nje vend pune prane Kryetarit e s’kane asnje parim moral e politik qe ti udheheqe!

  8. Po cfar keni me Saliun o kuqale, pushtetin nga dhjete vjet e ka Rama, e cfar na ka bere, demokracine e deformoi, pushtetin e ka te terin ne dore vetem ai, nxiti drogen, korrupsionin, jedhjen, e organizoi te tere ish e bijte e tyre ne pozita zyrtare. Pra kur kjo e keqe qe kemi brenda, me nuanca pro serbe, e mbajme e inkurajojme nji bandit, qe as i afrohet Erdoganit. Ketu era e degradimit eshte shume her me e rende se ne Turqi.Ta shohim me pare kasollen tone e pastaj te bejme vrejtje per te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *