• |
ide | kryesore

Sharon Stone rrëfen momentin kur desh ndërroi jetë

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Sharon Stone ka folur për herë të parë për momentin kur për pak desh ndërroi jetë.

Teksa ishte e ftuar në emisionin  “The Late Show”, Sharon tregoi për goditjen në tru që pësoi në vitin 2001.Ajo tha se truri i saj ishte i gjakosur në pjesë të caktuara dhe qëndroi kështu për disa ditë përpara se të shkonte në spital.“Isha pa ndjenja kur arrita atje. Ata më vendosën një aparat për të zbuluar se çfarë po më ndodhte dhe gjatë gjithë kësaj kohe isha pa ndjenja. Pastaj, kur u përmenda, isha në një krevat në një dhomë të qetë urgjence, e cila nuk është kurrë diçka e mirë.Sepse askush nuk është aty përveç doktorëve, askush nuk vrapon përreth dhe askush nuk bën diçka urgjente. Doktori po më shihte me kaq dhembshuri sa e pyeta ‘A po vdes?’, sepse e kuptova që kjo ishte një situatë shumë e keqe”, u shpreh aktorja.Më pas Stone shtoi se mjekët e njoftuan që do ta transferonin në një spital neurologjik për shkak të gjakderdhjes në tru.“Sapo u nisëm për tek spitali tjetër, unë u ‘zhduka’. Pashë diçka si një tunel në fund të të cilit kishte dritë. Në fund të tij ishin shumë njerëz me të cilët kam qenë e afërt ose që kanë qenë kujdestarët e mi derisa vdiqën.M’u duk sikur po më tregonin ‘kjo është e mrekullueshme, kjo është okay’ dhe unë mendova ‘do të jem me ju të gjithë atje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *