• |
ide | kryesore

Nëse mund Partizanin del kampion: Teuta një hap larg, ja kalendari i titullit për katër pretendentët

-Instant, F1, Sport



Katër skuadra që do të bëjnë betejë mes tyre e jo vetëm në tre javët e mbetura, për të vendosur titullin ndoshta më të diskutuar ndonjëherë. Natyrisht nuk është e thënë që të shkojë gjithcka deri në javën e fundit, sepse të hënën është e para nga ndeshjet titull, më shumë për Teutën, por po aq e rëndësishme edhe për Partizanin. Në Niko Dovana një fitore e durrësakëve është pothuaj titull, sepse minimalisht do të mbante 5 pikë larg kundërshtarin më të afërt, që në këtë rast mund të jetë Laci, me të cilin do të përballet në javën e parafundit. Edhe nëse gabon aty, Martini ndeshjen e fundit e ka me Apoloninë e rënë nga kategoria.

KALENDARI I TEUTËS
16/05/ Partizani
22/05/ LAÇI
26/05/ Apolonia

Kështu, gjithcka luhet me Partizanin e të kuqtë gjithashtu me Teutën. Një fitore do ti barazonte me pikë, por kryeqytetasit do të kishin avantazhin e ndeshjeve direkte, edhe pse kalendari nuk i jep paqe më pas. Vllaznia në shtëpi e Bylis në transfertë, po aq impenjative, gjithnjë nëse ballshiotët nuk e kanë mësuar fatin e tyre më herët.

KALENDARI I PARTIZANIT
16/05/ TEUTA
22/05/ Vllaznia
26/05/ BYLIS

Barazimi sjell të tjerë skenarë dhe është ajo që shpreson Laci, që ndër pretendentët ka kalendarin më të vështirë. Kurbinasit duhet të fitojnë gjithcka, në mos për titull për Europë, në një tris ndeshjesh që nuk i jep paqe,me Tiranën e Vllazninë që i prêt në shtëpi e midis Teutën në Niko Dovana. Të mendosh që bardhezinjtë mund të fitojnë titullin, duhet një gjysëmmrekulli, por në këtë kampionat kanë ndodhur e ca si shpesh madje.

KALENDARI I LAÇIT
16/05/ TIRANA
22/05/ Teuta
26/05/ VLLAZNIA

Në fund ajo që nuk heq dorë, me 5 pikë diferencë nga kreu, është Vllaznia. Kuqeblutë bëjnë tifo për Partizanin në javën e 34, sepse me të kuqtë vetëm dy pikë larg shkodranët do të luanin ndeshjen e jetës në kryeqytet në javën e parafundit. Brdaric e ka të qartë se asnjë nga tre javët e mbetura nuk është e qetë, sepse e nis me krutanët që nuk fitojnë prej 10 ndeshjesh, por kanë nevojë për pikë shpëtimi dhe e mbyllin me Lacin, që nuk dihet në fund në cfarë pike të synimit do të jetë…

KALENDARI I VLLAZNISË
16/05/ Kastrioti
22/05/ PARTIZANI
26/05/ Laçi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *