• |
ide | kryesore

Vanessa përkujton Kobe Bryant:Jam krenare për arritjet e tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi  u mbajt një event në nder të basketbollistit Kobe Bryant në “Naismith Memorial Basketball Hall of Fame”.

Të ftuar ishin miq ,të afërm të Kobe si dhe familja. Bashkëshortja Vanessa Bryant mbajti një fjalim për të duke folur për karrierën e basketbollistit dhe se sa e lumtur dhe krenare ndihet për të gjitha arritjet e tij.“Më parë e shmangia lavdërimin e bashkëshortit tim në publik, sepse mendoja se merrte mjaftueshëm nga fansat e tij nëpër botë dhe dikush duhej ta sillte me këmbë në tokë. Tani jam e sigurt se ai po qesh në parajsë, sepse tashmë do e lavdëroj publikisht për arritjet e tij në një nga skenat më popullore.Do të doja shumë që bashkëshorti im të ishte këtu për të marrë këtë çmim të jashtëzakonshëm. Ai dhe Gigi meritojnë të jenë këtu për ta parë këtë gjë. Gigi do të ishte shumë krenare nëse do të shihte babanë e saj duke marrë çmimin në Basketball Hall of Fame. Kobe mezi po e priste që të ishte këtu. Ai nuk fliste shumë për çmimet që do të merrte, por e përmendi këtë çmim një javë para se ai dhe Gigi të ndaheshin nga jeta”, u shpreh Vanessa. Kobe Bryant dhe vajza e tyre Gianna ndërruan jetë më 26 janar 2020 pas një aksidenti me helikopter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *