• |
ide | kryesore

“Është e shkruar çfarë do të ndodhë”: Shehi i dorëzohet fatit, jashtë Europës me dilema për të ardhmen

-Instant, Sport



“Të vjen keq, në këtë fazë ku jemi nuk ke kohë rikuperimi, dhimbja është dyfishë e madhe. Ky është verdikti që të jep fati, është e shkruar çfarë do të ndodhë dhe kjo ndodhi sot. Të them që s’kam alternativa? Sulmuesit nuk bëjnë gol? Nuk e them këtë. Kur ndeshjet fitohen nga lojtarët, kur humbasin përgjegjësitë i kam unë”. Tekniku i Tiranës, Orges Shehi, nuk fshihet pas fjalëve dhe i del humbjes përballë, në mbrojtje të lojtarëve, që në këndvështrimin e teknikut kanë dhënë gjithcka. Jo vetëm sot, por që kur durrsaku është ulur në pankinën bardheblu.

Pas një rikuperimi impresionues, Shehi dhe Tirana janë ndalur nga Laçi, që ka nxjerrë jashtë Europës kryeqytetasit, duke lënë tashmë dilema të mëdha për të ardhmen. Natyrisht përvec faturës financiare, në klub do të vendoset edhe për linjën teknike të re të bardhebluve e në këtë pikë, të paktë mund të jenë ata që e kanë të sigurtë qendrimin. Për atë që ka treguar këtë vit ndoshta Shehi meriton rikonfirmimin, por në situata ku peshojnë arkëtimet e mëdha të munguara gjithcka mund të ndodhë: “Kemi folur me presidentin, për lojtarët që na duhen në sezon, por fokusimi më i madh ka qenë te ndeshjet, ishim pranë objektivave. Tani të shikojmë. Në dy ndeshjet e radhës do të luajmë për fitore, sepse kjo është fanella e Tiranës” përfundon tekniku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *