• |
ide | kryesore

Real Madrid, tifozët ‘votojnë’ Raul: drejtuesit kanë tjetër prioritet, por mund të kthejnë ‘kurs’

-Instant, Sport



Për pankinën e Real Madrid, për momentin, është një garë mes dy pretendentëve. Nëse, siç sugjeron e gjithë situata, Zinedine Zidane do të largohet nga Blancos në fund të sezonit, drejtuesit kanë vendosur emrat e Massimiliano Allegri dhe Raul në krye të listës së kandidatëve të mundshëm për ta zëvendësuar.

Tekniku livornez është ndaluar për dy sezone dhe po përpiqet të kthehet në detyrë: Juventus po mendone për kthimin e tij, për të marrë vendin e Pirlos. Ish-sulmuesi, aktualisht në krye të Castilla, skuadra e dytë e merengues, ka një propozim nga Eintracht Frankfurt, edhe pse përparësia e tij ka qenë gjithmonë të vazhdojë me Realin.

Për ‘Marca’, Allegri është në krye të listës së dëshirave. Sidoqoftë, tifozët e Blancos do të dëshironin Raul, sipas sondazhit të promovuar nga gazeta: 57% kundër 10% të teknikut toskan. Emri i trajnerit të ri nuk do të mësohet deri në fund të sezonit: Allegri, megjithatë, do të donte që Reali të vendosë sa më shpejt të jetë e mundur, duke pasur parasysh propozimet e tjera interesante në tryezë: bardhezinjtë, siç dihet, por edhe Napoli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *