• |
ide | kryesore

Video/ Partizani super, fitore titulli në Niko Dovana: Vllaznia shpreson, Marzekaj nga këndi flak Tiranën nga Europa

-Instant, F1, Sport, Video



Java vendimtare, ashtu si parashikohej, por me verdiktet ende të padhëna matematikisht. Partizani fiton duelin titull në Durrës me Teutën dhe ngjitet në krye të klasifikimit, me pikë të barabarta me skuadrën e Martinit. Fiton edhe Vllaznia, duke fundosur Kastriotin e duke shpresuar tashmë në përplasjen direkte me Partizanin javën e ardhshme. Nuk i ndahet shkodranëve Laci, që nxjerr Tiranën jashtë Europës me një eurogol të Mazrekajt nga goditja e dënimit.

Partizani luajti një ndeshje brilante, taktikisht e sportivisht. Të kuqtë shkuan të fitojnë 0-1 në fushën e Teutës, duke i barazuar me pikë e duke I marrë vendin e parë me përplasjet direkte në favor. Martinin e dënon një mosmarrëveshje e portierit Frashëri dhe kapitenit Arapi, e shfrytëzuar në mënyrën më të mirë nga Cinari, që shënoi golin e avantazhit. Teuta reagoi kishte mundësitë e saj, me Dejvi Bregun por nuk bëri dot keq. Pjesa e dytë pastaj ishte një dominim inteligjent i skuadrës së Dajës që shkoi pranë golit të dytë të paktën në tre raste flagrante. Traversa e Muratajt në një silurë impresionuese, trembi durrsakët që rrezikuan kapitullimin në rovjeshatën spektakolare të Bardhit që shkoi ngjitur me traversën dhe mundësinë e Asanit, që nuk ndryshoi dot rezultatin por la Partizanin në krye dy fitore larg titullit.

Shpreson tani edhe Vllaznia, që ngjitet me 60 pikë, dy nga të kuqtë përpara ndeshjes direkte. Shkodranët e Brdaric kanë marrë maksimumin, duke mundur 1-0 Kastriotin që zhytet në zonën e rënies nga kategoria. Vendosi një gol i Dilaver në një ndeshje të tensionuar. E megjithatë kuqezblutë kanë tashmë një mundësi për të shfrytëzuar kur të luajnë me kryesuesit, në kohën që Laci, që ndan pikët me shkodranët do të luajë përballë Teutës së vendit të dytë.

Kurbinasit imponohen në kryeqytet, duke i kthyer reston Tiranës që kishte fituar dy herë në Lac. Tani bardhezinjtë janë dy pikë nga kreu dhe kanë hedhur baza solide për Europën, duke lënë jashtë saj Tiranën e Shehit, rrugëtimi i të cilëve impresionues praktikisht përfundon këtu. Vendosi një gol nga këndorja e Mazrekajt, e ndihmuar edhe nga devijimi i Najdovskit, që besfasoi Bekajn, duke i lënë bardheblutë me 54 pikë, 6 distanca nga zona që vlen.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *