• |
ide | kryesore

Vodhi firmën në Tiranë bashkë me të vëllanë, arrestohet bashkëpronarja

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 51-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka fshehur vjedhjen e vëllait të saj në një firmë, ku ajo ishte bashkëpronare.

Policia njofton se ka rënë në pranga shtetasja Azeta Shijaku, ndërsa ka nisur hetimi për dy fëmijët e saj,

Fshehu vjedhjen e të vëllait në firmën ku ishte bashkëpronare, arrestohet 51-vjeçarja në Tiranë, e pëson keq edhe djali dhe vajza e saj, shtetasit A. Sh., 26 vjeçe dhe A. Sh., 23 vjeç, pasi kanë penguar në zbulimin e të vërtetës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Veprime qe pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të shtetases A. Sh., 51 vjeçe, bashkëpronare në një firmë, pasi ka kryer veprime për të fshehur autorësinë mbi vjedhjen e ndodhur në këtë firmë dhe nuk ka dhënë ndihmën përkatëse për të bërë të mundur zbulimin e ngjarjes. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e kësaj shtetaseje është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme parash që dyshohen se janë siguruar nga kryerja e veprave penale. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 26 vjeçe dhe A. Sh., 23 vjeç (vajza dhe djali i shtetases A. Sh.), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi L. T., 48 vjeç, vëllai i shtetases A. Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *