• |
ide | kryesore

Shkon në mbi 25 milionë numri i të infektuarve me COVID-19 në Indi

-Instant, Lajme, Planet



India ka raportuar 263,533 raste të reja me koronavirus të martën, duke bërë që totali i të infektuarve në vend të shkojë në 25.2 milionë. Kështu, vendi mban 15 për qind të totalit të raportuar nga e gjithë bota.

Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se brenda 24 orësh u regjistruan edhe 4,329 raste fatale nga Covid-19. Një nga bilancet më të larta ditore që nga fillimi i pandemisë. Vendi i Azisë Jugore është duke u përballur me një valë të dytë shkatërruese të infektimeve që nga prilli.

Për disa javë rresht, India regjistroi mbi 300,000 raste ditore, duke përfshirë edhe një rekord prej 414,188 rastesh ditore më 7 maj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *