• |
ide | kryesore

Dajt/ Pushtohet nga zjarri një varrezë makinash

-Instant, Lajme, Të fundit



Një zjarr i madh është regjistruar rreth orëve të natës në rrugën kryesore që të çon për në malin Dajt. Sipas të dhënave të policisë, zjarri ka rënë në një varrezë makinash që ndodhet pranë rrugës dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të vajrave dhe materialeve të tjera të djegshme, por zjarrfikësit arritën t’i vinin ato në kontroll. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *