• |
ide | kryesore

Video/ Kore e flakadanë përpara hotelit: tifozët e Atalantës duan ‘kokën’ e Juventus

-Instant, Sport, Video



Bergamo dëshiron Kupën e Italisë dhe për të përmbushur qëllimin i ka dhënë gjithë mbështetjen e mundshme skuadrës përpara finales me Juventus. Rreth 300 mbështetës të zikaltërve, pjesë e tifozëve të organizuar nga Curva Nord u mblodhën jashtë hotelit ku është akomoduar skuadra, në qendrën e grumbullimit në Reggio Emilia dhe kanë karikuar ekipin me brohoritje kore dhe flakadanë. Pas shfaqjes së dhënë nga ultrasit, tekniku Gian Piero Gasperini zbriti për ti falënderuar për mbështetjen. Në Stadiumin Mapei do të jenë prezentë 4,300 spektatorë (të barabartë me 20% të kapacitetit) të cilët do të jenë në gjendje të ndjekin finalen e Kupës së Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *