• |
ide | kryesore

Dënimi i Adriatik Llallës/ Yuri Kim reagon duke shigjetuar edhe Berishën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka komentuar dënimin me 2 vite burg të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Në një reagim në Tëitter ajo e përshëndet vendimin.

“Është mirë që SPAK jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush – pavarësisht sa i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. Kur TE GJITHE janë të barabartë para ligjit, të GJITHE kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë” – shkruan Kim.

Edhe pse nuk e përmend me emër ky është një shigjetim edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha që tha se “me padinë ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Enthony Blinken do të vinte në vend dinjitetin e tij”. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Na çate teapin me keta perfaqesuesit e huaj qe fusin hundet ngado. Nese qenka keshtu le ta drejtoj kjo zonja shqiperine dhe te marr pergjegjesi ekzekutive. Presidenti do ia japi shtetesine shqipetare me gjithe qef ne baze te ligjeve shqipetare dhe le te kandidoj ne zgjedhjet e ardhshme. Ose ndryshe te dali hapur e te thote se shqiperia eshte protektorat i Shba ose koloni e rendomte e saj dhe te mbajne pergjegjesi direkte per keq qeverisjen dhe keqmenaxhimin e financave publike. Boll me lojra dhe interesa te flliqura nen rrogos se po sillen si pushtues ne shqiperi.

  2. Gazetari dhe analisti i njohur kosovar, Enver Robelli e quan një hipokrizi vendimin e SHBA për ish-kryeministrin Sali Berisha. “Masa ndëshkuese e SHBA-ve ndaj Berishës tregon se i ligshti digjet dhe i forti në pushtet përkëdhelet me cinizëm. Rrjedhimisht, ky vendim tregon vetëm hipokrizi. Asgjë më pak. Por as më shumë,” shkruan ai.

    STATUSI I PLOTE

    LEXO EDHE:
    Dosja 184: Gjykata u mbyll dyert gazetarëve me pretekstin e masave anti-COVID
    Nuk e shpallën Ivo Sanaderin e Kroacisë “persona non grata”, ndonëse të dënuar disa herë për korrupsion.

    Nuk e shpallën Nikolla Gruevskin “persona non grata”, ndonëse dyshohet se përgjoi ilegalisht mijëra qytetarë dhe ishte i përzier në allishverishe të llojllojshme ballkanike.

    Nuk e shpallën Millo Gjukanoviqin “persona non grata”, ndonëse drejtësia gjermane dhe italiane zhvilloi hetime ndaj tij për shkak të dyshimeve për kontrabandë me cigare.

    Nuk e shpallën “persona non grata” kryeministrin slloven Janez Jansha të dyshuar rëndë për korrupsion.

    Apo Viktor Orbanin e Hungarisë.

    Apo ndonjë politikan grek që e çoi vendin para falimentimit.

    Apo ministrin e Brendshëm të Turqisë që këto ditë po shantazhohet nga një mafioz.

    Nuk e shpallën “persona non grata” kryeministrin rumun Victor Ponta të akuzuar për korrupsion.

    Nuk e shpallën “persona non grata” Akeksandër Vuçiqin, nxënësin besnik të Vojisllav Sheshelit, pra Vuçiqin e dyshuar se ka hapur zjarr mbi Sarajevën e rrethuar dhe sot qeveris Serbinë me metoda parapolitike dhe korruptive.

    E shpallën Sali Berishën për të treguar se parimet vlejnë sipas lobimit momental. Që të jetë e qartë: Sali Berisha do të duhej të përgjigjej qëmoti para drejtësisë shqiptare për mizoritë e tij. Mjafton një fjalë: Gërdeci. Por përtej kësaj: masa ndëshkuese e SHBA-ve ndaj Berishës tregon se i ligshti digjet dhe i forti në pushtet përkëdhelet me cinizëm. Rrjedhimisht, ky vendim tregon vetëm hipokrizi. Asgjë më pak. Por as më shumë. Pas masës së fundit, Berisha do të bënte mirë të largohej përfundimisht nga politika, të shijojë ditët e pensionit dhe ta lë Partinë Demokratike të zhvillohet dhe shndërrohet në alternativë të pushtetit. Sepse çdo shteti i duhet një alternativë qeverisëse, sidomos në Shqipëri, ku dallimi mes partive sunduese e opozitare sa i përket korrupsionit e krimit të organizuar dallon aq sa dallon njëra vezë me tjetrën.

  3. Pas 2 vjetësh ky Peshk i Madh do të jetoj: i larë, i lirë, i pasur, i lumtur. thotë:

    EDHE PESHK I MADH – edhe 2 vite burg, nuk shkon fare !!!

    Po pse çfare na vodhi 2 arka me tranguj ???

    PSE NUK I SEKUESTROHET MILIONERIT TE “DREJTESISE” PASURIA E VJEDHUR ???

  4. Zonja Kim. Llalla mund te kete shume faj per shume gjera, por arsyeja e vertete e denimit eshte se Llalla iu kundervu paraardhesit tuaj me origjine edhe ai nga gadishulli i Indokines. Qe KAPS nuk ka patur asnje rezultat deri me tani, eshte e qarte nga dosjet 184 dhe 339 dhe, suksesin me te madh ne krimin zgjedhor te 2017, e pati kur “arrestoi” dy persona qe kishin nderruar jete. KAPS dhe HKB jane krikuar per t’i hedhur hi syve shqiptareve. Berisha u godit dje gkoja per fajet e se djeshmes, me qellimin per te parandaluar dicka tjeter. Nese KAPS do jete ashtu si thoni ju e nderuar zonje me origjine koreane, pra do kthehet ne SPAK, do godiste korrupsionin aktual dhe do conte ne gjykate te pakten nja kater ose pese ministra. Duhet te shihni videot per ish-ministrin Tahiri zonja Kim dhe te shihni se si brenda nje nate Rama i ndryshoi me 180 grade deklaratat e tij dhe deputetet socialiste nuk i hoqen imunitetin ish-ministrit. Ka disa gjera qe nuk shkojne zonja Kim dhe nese nuk denohet askush per mbi 6 miliarde euro shperdorime ne kater vite, atehere ju rrofte reforma ne drejtesi zonja Kim dhe zijeni e pijini lengun para buket se mund t’ju shtoje oreksin.

  5. Keta jan aq injorant po aq injorant sa dhe shqipot. Nuk e kuptojn qe nuk jane te zotet e shpise. Se halet e shpive te tyre i kane pertej oqeanit mijera km larg. po shqipot i lejojne dhe femijet e shqipove jan me rrugeve te botes me placka ne kurriz.

  6. Shoh qe shoqja kimete ka sh-uruar kaps dhe gjkko, pra drejtesine e saj, jo tonen, per denimin e llallit. Nuk mbaj mend ta kete uruar kaps per ping pongun me dosjet 184 dhe 339 te ustallareve te zhdrejtesise.
    Znj. Kim para 3 vitesh rezultoi qe nje “biznesmen 21-vjecar i cili nuk kishte lidhje'” me Ramen, gjiknurin, ulajn e shume titullare te tjere arriti te falsifikinte firmen e nje governatori ne USA per te marre dhurate nga qiviria rama mbi 20 milion euro per 1 km rruge. Kur ju ca uturaku qivirise ky biznesmeni u zhduk dhe nuk dihet gje. Rama terhoqi bythen, gjiknuri iku dhe ulaj vazhdon merr dhurata me miliona. Keta qe permenden, por edhe shume te tjere, per ty dhe dash jane akullore ?

  7. Por, ndoshta për herë të parë, Sali Berisha “drejtoi gishtin”, ndaj pasardhësit të tij në krye të PD-së, Lulzim Basha.

    Ky i fundit një person I mbështetur dhe suportuar fort nga Sali Berisha, por sot Berisha tha “Akuzat për rrugën Durrës-Kukës kanë qënë për ministrin, ka qënë politike, ska pasë asgjë për Berishën”.

    Kujtojmë këtu se në atë kohë ministër i Transportit, ishte pikërisht Lulzim Basha

  8. Flm qe na a kujtove sa minister transporti ishe Basha. Kujtoja dhe Kim-it se Bechtel-in ne Amerike e kane, ta pyesin nese i kerkuan ndonje rryshfet apo hise per te bere punen. Se harrova, ca beri drejtesia e re, SPAKU me ate fallsifikimin e firmes se guvernatorit te shtetit Delaware per 50 miljon euro 2 km asfalt??????

  9. Sipas të dhënave të dokumentuara nga Petifer dhe Vickers, na del një Berishë krejt tjetër nga ai që luan aq fort me kartën e patriotit.

    Në librin e studiuesve të njohur nënkuptohet se ish-presidenti shqiptar ishte “shumë pranë shërbimeve franceze”, shërbime të cilat ishin seriozisht të investuara në mbështetjen ndaj Millosheviçit dhe shpërbërjes së UÇK-së.

    Në atë periudhë u arrestua Adem Jashari, heroi tjetër Zahir Pajaziti, ndërsa një skuadër me pagesë u dërgua në Tiranë për të vrarë Hashim Thaçin, por ekzekutuan gabimisht shokun e tij të dhomës gazetarin Hysni Vulaj.

    Berisha ka studiuar në Paris i dërguar nga regjimi i Hoxhës që aq shumë e anatemon.

  10. Zonja Kim ju vlerësoni dënimin e ish kryeprokurorit me 2 vite burg si sukses në me sa di dënimi për korrupsion èshtë më i lartë tani a ka vjedhur apo jo zoti Llalla apo mashtroni njerëzit drejtësia nuk është e barabartë se po të ishte nuk do kishte vetëm fukarej në burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *