• |
ide | kryesore

‘Non grata’ në SHBA, rivali i Bashës: Berisha ta marrë nën emrin e vet betejën, të shmangë PD-në nga përfshirja!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Anëtari i Kryesisë së PD-së, njëherësh kandidat për kryetar të kësaj force politike, Fatbardh Kadilli, komenton vendimin e DASH për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha. Kadilli shkruan në “facebook” se ky vendim sjell shqetësim për të gjithë, teksa vjen në 30-vjetorin e vendosjes se marrdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara.

Sipas tij, sot Berisha i ka të gjitha mundësitë, synimet dhe etikën të mbrohet dhe ta sqarojë këtë çeshtje privatisht, ndërsa shton se “Kam bindjen se ai do e shmangë PD nga përfshirja në këtë çështje të së djeshmes duke e marrë nën emrin e vet betejën finale për emrin dhe historinë”.

Reagimi i Kadillit:

Lajmi i shpalljes së z. Berisha persona non grata nga Sekretari i Shtetit, ka provokuar shumë emocione, sidomos mes mbështetësve dhe atyre që kanë rrugëtuar në politikë krah tij. Në 30 vjetorin e vendosjes se marrdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, ky vendim sjell shqetësim për të gjithë. Kujtoj ende imazhet e drejtuesve demokratë Berisha dhe Pashko, si të ftuar specialë të këtij momenti historik. Sot, në një situate krejtësisht të përmbysur, Berisha i ka të gjitha mundësitë, synimet dhe etikën të mbrohet dhe ta sqarojë këtë çeshtje privatisht. Kam bindjen se ai do e shmangë PD nga përfshirja në këtë çështje të së djeshmes duke e marrë nën emrin e vet betejën finale për emrin dhe historinë. Partia Demokratike, si partia e atyre që formuluan idetë politike dhe u frymëzuan nga zëri dhe ethosi amerikan, do të jetë dhe duhet të jetë e qartë në qëndrimin ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë, dhe nuk do t’i kompromentojë në asnjë rast marrdhëniet me partnerin strategjik dhe mikun më të madh të Shqipërisë.



5 Comments

  1. Ti pinok mos i jep mendë Berishës.U bone ti të japësh këshilla se nga tipa si ty e të tjerë në Pd po njolloset.Veprimet tuaja si para dhe pas zgjedhjeve dhatë mbështetje për Ramën dhe këtyre demokratëve majtistë Amerikanë në këtë vendim absurd por të qëllimshëm.

  2. O kadill budallai, nuk është Berisha që ka nevojë për PD, është PD që ka nevojë për Berishën!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *