• |
ide | kryesore

Prokuroria bën bilancin për krimet zgjedhore: Janë regjistruar 47 njoftime për vepra penale, deri tani ka 5 të arrstuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Përgjithshme informon se 11 persona janë në hetim për vepra penale që kanë lidhje me krimet zgjedhore.

Nga këta 5 janë arrestuar në flagrancë dhe është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona prej të cilave është pranuar kërkesa për 3 persona.

Gjithashtu në një njoftim të saj prokuroria informon se janë në total 142 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, prej të cilave: 84 kallëzime në prokurori nga subjekteve politike/kandidatë, shtetas apo institucione shtetërore; 21 referime të policisë gjyqësore dhe 37 ardhur me transferim nga SPAK.

Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore e deri më datë 18 maj 2021 rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 47 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet.

Nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar 6 prej tyre me 4 persona në hetim, prej të cilave 3 procedime me 3 persona nën hetim janë transferuar në SPAK, 1 është pushuar, 1 është pezulluar dhe 1 procedim me 1 të pandehur është dërguar për gjykim.

Në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë në proces verifikimi paraprak 41 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Janë transferuar për kompetencë lëndore SPAK-ut 24 njoftime dhe është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 20 njoftime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *