• |
ide | kryesore

Trafikim minash me telekomandë/ Arrestohet 48-vjeçari në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 48-vjeçar është arrestuar në një lokal në fshatin Bradashesh të Elbasanit pasi shiste mina që komandoheshin me telekomandë. Blutë e Elbasanit njoftojnë se u arrestua A. K., 48 vjeç, banues në Durrës dhe u sekuestruan 2 mina me telekomandë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që janë pjesë e kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *