• |
ide | kryesore

Abuzonte prej kohësh dhe e përndiqte ish-gruan në punë, arrestohet 36-vjeçari në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shqiptar 36-vjeçar është arrestuar nga policia italiane dhe është dërguar në burgun e Vicenza, pasi nuk respektoi urdhrin që e ndalonte atë t’i afrohej familjes së tij.

Mediat e huja, bëjnë me dije se atij i ishte dhënë urdhër që të mos i afrohej familjes pas denoncimit të gruas se e dhunonte fizikisht dhe verbalisht.

Por pavarësisht kësaj ai kishte vazhduar të përndiqte gruan, në shtëpi dhe në vendin e saj të punës. Për këtë arsye policia vendosi ta arrestonte dhe ta mbante në burg.

Ndërkohë, shqiptari emri i të cilit nuk është bërë i ditur është në pritje të vendimit të Gjykatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *