• |
ide | kryesore

Vuçiç: Kam frikë se këto ditë do më bëjnë presion për Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur frikën se në periudhën e ardhshme do të ketë presione të ndryshme politike për çështjen e Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç ka deklaruar se ka marrë disa paralajmërime të pakëndshme në lidhje me Kosovën, por nuk ka specifikuar se për çfarë mendonte kur e tha këtë.

“Gjithçka rreth Kosovës po ecën, por kam frikë se këto ditë do të fillojnë me çudira të ndryshme… Bëhet fjalë për ngjarje politike. Lloje të ndryshme të presionit rreth Kosovës… Por ne do të luftojmë deri në fund, dorëzimi nuk është një opsion”, tha Vuçiç.

Më tej presidenti serb tha se “nëse nuk do ta kishim problemin rreth Kosovës, i cili pritet të na përplaset në kokë, do të mund të flisja sa ka përparuar Serbia dhe sa do të përparojë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dy ditë më parë, ka thënë se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga mesi i muajit qershor.

“Jam duke pritur që të më njoftojnë. Nëse do të jetë një ditë pushimi për mua do të shkoj, por nëse jo atëherë do të kërkoj që takimi të caktohet për një ditë tjetër”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se ai është gjithmonë i gatshëm për bisedime dhe dialog”, kishte deklaruar presidenti serb.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të ndodhë para datës 22 qershor, dhe në këtë mënyrë të shënohet edhe rifillimi i dialogut.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka nisur dhjetë vjet më parë. Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve.



6 Comments

  1. Frikë nga Sali Berisha apo nga SHBA?

    – Heshtin 6 partitë e reja nga VV deri tek Thurrja..

    – Heshtin të gjithë kritikët e Bashës…

    – Heshtin 7 partitë aleate që hyn në lista…

    – Heshtin partitë shqiptare në Kosovë, Maqedoni

    – Heshtin diaspora nga Vatra e me rradhë…

    – Heshtin themeluesit e Partisë Demokratike…

    – Heshtin ata që mbushin sheshet…

    – Heshtin të gjithë që nuk guxuan 30 vjet të flisnin

    1. Te ka marre malli per vullnetaret e enverit qe shkonin vinin bustet e enverit qe i hiqte populli.

      Absurdi eshte i madh. Amerika nderon gramoz ruci dhe dvorani si kampione te demokracise!!! Keta qe kane qene prokurore e minstra te partise se enverit diktatures me te eger ne europe

      Dhe muk i jep vize sali berishes si akt politik

      Njerezit e pd folen dhe kerkuan transparemce

      Mos i mgaterron gje 750 mije kuravt qe votuan edi ramen apo vullnetaret e enverit??

    1. Nuk do i ndodhe fje jo, vucic eshte cun qelibar, nuk eshte si sali berisha qe i heqin vizen per korrupsion dhe retoriken

      Rama dhe shoket e tij serbe jane tani demakratet e vertete. Keta jane pro amerikanet e vertete , jane te pa korruptueshmit e vetem ne rajon

      Washingtoni i di keto gjera, gjithe ajo ambasade cia fbi sherbime etj, nuk gabojne, kane filtra te forte, nuk ka lobues qe ti nderroje filtrat.

      Prit se do dale dhe ibrahim rugova agjent rus dhe jo vetem aq por do shpallet non grata si dhunues i te drejtave njerezore, me mijra serbe ka vrare rugova , perdhunuar, perndjekur etj

      Washingtoni i di keto me mire sesa ne

  2. ” Por ne do të luftojmë deri në fund, dorëzimi nuk është një opsion”, tha Vuçiç.”

    Aty mbaheni, vazhdoni luften deri ne fund ju. Krimet dhe anti-shqiptarizmi i terbuar i juaj dhe i grekeve ketu do te lahen. Por ju vazhdoni, se te mbushur e keni! Do te thoni cfare i beme vetes!

  3. Kujtojmë se Remzi Hoxha është zhdukur në Shqipëri në vitin 1995 pasi u rrëmbye nga ish-SHIK i Gazidedes, djali i tij tha dje në median e Kosovës se vendimi i SHBA për të ndaluar Sali Berishën dhe familjen e tij të shkojë në SHBA ishte një vendim i shumëpritur nga familja Hoxha, dhe si reagim për krimin mostruoz që i ndodhi babait të tij Remzi Hoxha.

    Duke folur në Kanali 10 në Kosovë, Adrian Hoxha tha se Sali Berisha është anti-shqiptari më i madh i të gjitha kohërave.

    “Unë Sali Berishën e njoh që prej 25 vitesh e gjysem, kur ka djeg dhe përvëlu familjen tonë dhe ne nuk i kemi eshtrat e babës. Pra 25 vite nuk kemi varr për babën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *