• |
ide | kryesore

I akuzuar për ngacmim seksual të së miturës, 55-vjeçari nga Berati lihet në arrest shtëpie për 20 ditë

Arkiva, Lajme, Të fundit



55-vjeçari A. Çela,i akuzuar për ngacmim seksual të një 13-vjeçareje,ka mbërritur mesditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat,për tu njohur me masën e arrestit ndaj tij. Ka qënë prokurori Dritan Gripshi ai që i ka kërkuar gjyqtares Klejda Çapja vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të Çelës dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me afat 20-ditë,afat që sipas prokurorit është i mjaftueshëm për të grumbulluar provat e nevojshme,për pyetjen e dëshmitarëve të ngjarjes,ballafaqimet midis palëve dhe për të kryer edhe ekzaminimi mjekësor të 13-vjeçares.

Mësohet se 55-vjeçari A. Çela nuk e ka pranuar akuzën. Ai ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk e ka prekur asnjëherë vajzën dhe se këto akuza të turpshme janë shpifje dhe trrillimeve të familjarëve të saj,me të cilët është prej disa vitesh në konflikt të hapur për pronësinë e një toke.

Konfiktet e tyre janë shoqëruar edhe konfrontikeme fizike mes dy familjeve,koshminj dhe farefis me njëri-tjetrin.Këto konflikte janë pasuar edhe me një kallzim penal për rrahje ndaj të akuzuarit A.Çela.Pasi dëgjoi palën akuzatore dhe atë mbrojtëse,gjyqtarja Klejda Çapja e ka cilësuar “të ligjshëm” arrestimin e 55-vjeçarit A. Çela dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit Dritan Gripshi,duke caktuar për Çelën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” me afat 20-ditë,me qëllim thellimin e hetimeve të prokurorisë në lidhje me veprën penale./ BW



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *