• |
ide | kryesore

Mbajti peng e dhunoi 2 persona për disa orë/ Arrestohet Seit Manahasa, i akuzuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit ka zbardhur arrestimin e shtetasit Seit Manahasa, i njohur për problemet e tij me ligjin. Sipas një komunikimi për mediat, policia shkruan se Manahasa në bashkëpunim me një person tjetër  kanë mbajtur dy persona, të cilëve u kanë vendosur edhe një gjobë prej 20 mijë eurosh. Manahasa ka shkuar pranë një poligoni inertesh në aksin Elbasan-Peqin dhe i ka dhunuar e mbajtur peng për disa orë me qëllim për t’iu dhënë një shumë prej 20.000 eurosh, ndërsa ka arritur t’u marri vetëm 12.000 lekë. Pas lirimit, personat me iniciale G. M. dhe shtetasja F. D  kanë shkuar dhe kanë bërë denoncimin në polici.

“Arrestimi i shtetasit S. M. dhe shpallja në kërkim e bashkautorit tjetër, shtetasit K. M., u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit G. M. dhe shtetases F. D., dhe nëpërmjet dhunës iu kanë kanë marrë 12.000 lekë. Njëkohësisht i kanë kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim për t’iu dhënë një shumë prej 20.000 eurosh.“- shkruhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *