• |
ide | kryesore

Nuk e mori dot tek Milan e do tek Monza: sms ‘e çmendur’ e Gallianit për Buffon

-Instant, Sport



“Kohët e fundit kam marrë një mesazh nga një drejtues i një shoqërie që për sa i përket çmendurisë dhe ambicies mund të më tejkalojë. E kjo më pëlqen”. Kjo ishte ajo që zbuloi Gigi Buffon pasi ngriti Kupën e tij të gjashtë të Italisë, e pesta me fanellën e Juves. E tani, ndërsa portieri i Juventusit tashmë ka filluar të reflektojë për të ardhmen e tij përtej bardhezinjve, dërguesi i këtij mesazhi mund të ketë tashmë një emër dhe mbiemër: Adriano Galliani.

Asnjë ofertë e vërtetë, as detaje mbi një kontratë të mundshme: CEO i Monzës ka filluar të hetojë terrenin dhe ndoshta dëshiron të kuptojë nëse ka vend për manovrim për të sjellë në një provincë ambicioze si ajo e Monzës, e cila pa ti shuhet ëndrra e Serie A por që është gati ta provojë përsëri sezonin e ardhshëm, një simbol fitues të futbollit italian. Sidoqoftë, sms e Gallianit tashmë ka arritur të lërë shenjë.

Një tjetër bardhezi në skadencë kontrate më 30 qershor 2021 por që ende ka shtyrë çdo vendim për në fund të sezonit është Giorgio Chiellini. Ashtu si Buffon, kapiteni do të dëshironte të luante përsëri, të paktën një vit tjetër. Mbrojtësi u takua me presidentin Andrea Agnelli një ditë pasi fitoi Kupën e Italisë. Një takim ndërmjetësues për të kuptuar nëse rruga e mbrojtësit dhe ajo e klubit do të jenë akoma të njëjta, në funksion të një lamtumire ose një rikonfirmimi për një sezon tjetër. Ndërkohë, për Chiellinin po avancon hipoteza e MLS.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *