• |
ide | kryesore

Konflikti për pronën në Fier, policia arreston 55-vjeçarin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një sherr mes dy personave në Fier mund të kishte përfunduar tragjikisht. Policia e Fierit bën me dije se sot janë konfliktuar për pronën 55-vjeçari Zija Rrapaj dhe J.K. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kashisht dhe kanë qenë banorët e tjerë që kanë njoftuar autoritetet. Në prej personave të përfshirë në sherr kishte armë dhe konflikti mund të përshkallëzohej.

Pas mbërritjes ne vendin e ngjarjes është bërë i mundur ndalimi i 2 personave të përfshirë në konflikt dhe ata janë dërguar në komisariat. Ndërkohë mësohet se Zija Rrapaj kishte fshehur armën në afërsi të vendit ku ndodhi sherri dhe pas zbulimit të saj policia ka bërë arrestimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *