• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Ballsh/ Humb jetën 16-vjeçari që udhëtonte në motor si pasojë e përplasjes nga një mjet

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të vendit që njihet si “Ura e Lumit” në Ballsh. Viktimë ka mbetur një 16-vjeçar, që udhëtonte me motor, ndërsa është plagosur pasagjeri 18-vjeçar i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Motori me të cilin udhëtonin dy të rinjtë është përplasur nga një automjet tip “Ford”, me drejtues qytetarin E. S., 34 vjeç, banues në Ballsh. Ky i fundit është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedural.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *