• |
ide | kryesore

Champions e lë Napolin pa trajner: Conceição refuzon të ulet nën Vezuv

-Instant, Sport



Nga gjithcka në asgjë brenda vetëm një nate. Sergio Conceição nuk do të jetë trajneri i Napolit sezonin e ardhshëm. Gjithçka dukej e gatshme për takimin e nesërm në Romë, me prezantimin pasues të konferencës për shtyp, kur lindën probleme dhe divergjenca në lidhje kontratën, por mbi të gjitha u shfaqën problemet për mos pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve të ardhshëm nga skuadra. Aurelio De Laurentiis, për momentin, po reflekton. Një pauzë reflektimi që nuk presupozon asgjë të mirë. Në fakt, po shkohet drejt një tjetër kthese, pas lamtumirës me Rino Gattuso të dielën në mbrëmje. Ndërkohë, në Portugali, janë të sigurt që trajneri duhet të takojë drejtuesit e Portos sot, që janë të gatshëm t’i ofrojnë një rinovim të kontratës për dy vjet.

Tani lista e trajnerëve të mundshëm për napoletanët po bëhet gradualisht më e gjatë. Në të vërtetë… shumë e gjatë. Edhe sepse zhgënjimi i fortë për të mos arritur një vend në Champions League ishte shumë i madh.

Akoma është Luciano Spalletti në krye të preferencave, i cili është i bllokuar, por pret sinjale (tashmë kishte një marrëveshje për 3 milion në sezon). Flitej gjithashtu për Simone Inzaghi, Ivan Juric dhe Vincenzo Italianon. Ishte e fortë edhe idea për të veshur Massimiliano Allegri me ngjyrë të kaltër, por gjithçka ka mbetur në nivelin e zërave.

Për Conceição, propozimi që pronari i napoletanëve donte ta sillte në tryezë ishte 3.5 milion neto në sezon, për dy vjet, që do të peshonin 10 bruto në buxhetin e klubit falë Dekretit të Rritjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *