• |
ide | kryesore

Dua Lipa, pjesëmarrëse në festivalin “Primavera Sound 2022″

-Instant, Paparazzi, Slider

Festivali Primavera Sound me bazë në Barcelonë ka prezantuar disa prej emrave të mëdhenj që do të performojnë në edicionin e radhës në vitin 2022.


Koncerti i vitit të kaluar u anulua për shkak të pandemisë së COVID-19, ashtu siç do të ndodhë edhe sivjet. Në 2022, Primavera do të zgjasë përreth dy javë nga 2 qershor deri më 12 qershor me disa nga artistët që kryesojnë janë: Massive Attack, Jorja Smith, The Stokes, Gorillaz, Tyler, the Creator dhe Tame Impala. Krahas tyre, në këtë eveniment madhështor e pranishme do të jetë edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa. Kjo u konfirmua nga vet artistja përmes një postimi të ndarë me 66.7 milionë ndjekësit në Instagram.


Deri më tani janë njoftuar 413 interpretues dhe ka edhe shumë të tjerë që do të zbulohen në vijim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu