• |
ide | kryesore

Përndiqte çiftin duke iu ndërhyrë në jetën private, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar për përndjekje. Një rast i pazakontë, ku 38-vjeçari me iniciale A.S. ka përndjekur një burrë dhe bashkëshorten e tij duke iu ndërhyrë në jetën private dhe duke u kthyer në shqetësim të vazhdueshëm për çiftin.

“Është arrestuar në flagrancë shtetasi A.S., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur, përndjekur dhe ndërhyrë në jetën private shtetasin A.C., 40 vjeç, banues në Durrës dhe bashkëshorten e tij”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *