• |
ide | kryesore

Bullgaria ofron 50 mijë doza anti-covid për Maqedoninë e Veriut

-Instant, Lajme, Të fundit



Bullgaria do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut 50.000 doza të vaksinës për koronavirusin.

“Këto ditë, siç u njoftua nga Presidenti i Bullgarisë, ata do të bëjnë një gjest miqësor dhe ne presim që javën e ardhshme të mbajmë takimin e parë në pikën kufitare”, u shpreh të shtunën kryeministri Zoran Zaev, duke aluduar në donacionin prej 50,000 dozash nga Bullgaria.

Në ditët në vijim, specifikohen detajet me Kryqin e Kuq të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.  Lajmi u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. BGNES kujton se disa ditë më parë Presidenti Radev deklaroi se vendi i tyre do të sigurojë një donacion të konsiderueshëm të vaksinave për Maqedoninë fqinje.

Zaev beson se donacioni bullgar i 50.000 vaksinave jep një mundësi të mirë për të vazhduar bisedimet.

Kryeministri pret që ata më pas të bien dakord për takimet e ardhshme në nivelin Kryeministror dhe Ministror për të gjetur një zgjidhje më të shpejtë të mosmarrëveshjes midis dy vendeve.

“Lidhjet ekzistojnë. Edhe një herë, kërkesa jonë dhe i gjithë fokusi është tek Bullgaria me të gjitha institucionet e tyre, Presidentin, por edhe Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, si dhe Parlamentin. Shpresojmë që në qershor ata të na mbështesin për të ndërmarrë hapin tjetër në procesin e integrimit”, tha Zaev.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *