• |
ide | kryesore

Basha, mesazh rivalëve: Mos përçani PD, 25 prilli ishte masakër dhe jo fitore e Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur një takim ditën e sotme në Mirditë, në kuadër të garës për kryetar që do të mbahet në datën 13 qershor. Basha theksoi se 25 prilli ishte një masakër elektorale dhe se demokratët nuk duhet të shpëqendrohen gjatë garës brenda partisë. Me këtë Basha u dërgoi një sinjal edhe rivalëve që së fundmi kanë akuzuar më shumë Bashën për humbjen sesa Ramën për manipulimet.

“Konteksti tjetër për të cilën kam bindjen e thellë se kam të drejt është që ky moment është një oportunitet pra, për Edi Ramën në kushtet e hedhjes poshtë të instrumenteve të përçarjes për të mbjell sërish një farë përçarje mes nesh. Ju e dini, unë kam bërë dhe ju siguroj që do vazhdoj të bëjë të gjitha përpjekjet e mia që kjo mos të ndodhë.

Por në këtë mision kërkoj dhe ndihmën tuaj. Kërkohet një vetëdijesim për të tejkaluar personalen, sektaren, gruporen në këtë moment. Kërkohet një vetëdijesim për të mos i rënë me shkelmë sakrificës të demokratëve për shkak se na janë errësuar përkohësisht mendjet dhe zemrat. Ndaj, dua ta them fare qartë dhe hapur, rreziku që 25 prillin ta konsiderojmë fitore të Edi Ramës dhe jo siç është një masakër zgjedhore, mund të përbëj shkak për një përçarje në radhët tona. Sikundër ju kërkoj të bëjmë gjithçka të mos e lejojmë këtë përçarje.

Le të dëgjojmë njëri-tjetrin të gjithë mendimet, pakënaqësitë, mosmarrëveshjet, kritikat, por për asnjë çast mos të harrojmë detyrën tonë kryesore karshi Partisë Demokratike dhe mbi të gjitha karshi shqiptarëve, nevojën për të dalë më të bashkuar nga ky proces. Më të vendosur mendje ndarë për t’i shkuar deri në fund luftës që kemi nisur së bashku.

Ndaj, në kontekst të kësaj unë kam një kërkesë ndaj jush: Këtë garë të brendshme që e bëjmë sipas rregullave tona statutore, le ta kthejmë në një festë, në një model të Partisë Demokratike, i cili të rrezatoj edhe një herë, në këtë moment është shumë e rëndësishme të konsiderohet si një hap i parë në betejën që rinisim duke rrezatuar edhe një herë ndaj shqiptarëve diferencën e thellë që kemi me kontigjentin kriminal që kemi përballë” – tha Basha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. KE SURRAT DHE AKUZON ? JE TI PERÇARSI I VETEM I PD O KURV
    ME TY PD DO NGELET NE OPOZIT PERJETESISHT . NESE NUK LARGOHESH TANI , PD DO BEHET KASHT E KOQE . IK TE SHPETOJME NE TE TJERET O HUMBS

  2. Ky po shkon ne Mirdite, Kukes e Tropoje.. Do me thene po e mban partine ne nje kuader krahinor qe nuk mund te fitoje..Tre qytete qe bashke jane sa Berati..Qe ne kete moment eshte humbes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *