• |
ide | kryesore

Goditi me grusht të miturin vetëm sepse po kërcente, dënohet me 7 vite burg

-Instant, Lajme, Planet



28-vjeçari Cedric Moore Jr nga Misuri, është dënuar me 7 vite burg pasi u shpall fajtor për sulm të shkallës së dytë ndaj një 12-vjeçari. Moore është filmuar duke zbritur nga një fuoristradë e zezë në qendër të qytetit, ku ka goditur pabesisht me grusht të miturin i cili po kërcente në trotuar pranë mësuesit të tij.

Si pasojë e goditjes, 12-vjeçari përfundoi me tronditje dhe hundë të përgjakur. Video e sulmit u bë virale pasi u postua në internet dhe nxiti mbledhjen e gati 17 000 dollarëve për studion e vallëzimit, si dhe çdo shpenzim mjekësor që rezultoi nga sulmi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *