• |
ide | kryesore

Vrau fqinjin me grushte/ Fqinjët: Autori ishte problematik me të gjithë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



51-vjecari Alban Meneri që shihni në foton lart është autori i ngjarjes së rëndë në Tiranë ku pas një sherri për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe sende të forta fqinjin e tij, Nikolin Staka.

Mësuesi 56-vjeçar nga Laçi ka ndërruar jetë si pasojë e hemorragjisë në banesën e marrë me qera vetëm 1 muaj më parë dhe trupi i pajetë është gjetur nga pronari i shtëpisë.

Autori i krimit rezulton të jetë një violinist profesionist dhe pedagog pasi ka studiuar në Akademinë e Arteve. Meneri gjithashtu rezulton të jetë i punësuar në RTSH.

Sipas banorëve të lagjes ku ai jeton, 51-vjeçari ka pasur gjithmonë konflikte me ta për arsye të ndryshme.

“Personi vjen dhe i kërkon zonjës që ka dyqanin aty, të largojë makinë ai debaton me zonjën. Komshiu që kishte 3-4 javë që kishte ardhur, del në dritare dhe i thotë: “Mos debato me zonjat”. Ky i thotë: “Zbrit poshtë dhe sqarohu me mua”.

Ai zbret dhe mendoi që ishte sqarim. Ka përfunduar në grushte. Arsyeja që jam e shqetësuar është mënyra se si e ka goditur. I rënë personi në tokë ai vazhdonte ta gjuante akoma.

Të nesërmen shoqëruesja që interesohej për këtë vjen dhe i thotë burrit, nuk po hapet dera. Burri hyn nga dritarja , hap derën dhe e shikon që ishte pa ndjenja. E shikojmë, e kthen nga ana tjetër dhe shikon që ishte i nxirë nga hematomat që kishte marrë” – tha pronarja e banesës ku jetonte viktima.

Ai gjithashtu pretendonte pronësinë e një hapësire që përdorej për parkim nga ana e banorëve, arsye për të cilin kishte nisur edhe sherri me parukieren përballë pallatit, zënkë e cila solli reagimin e Stakës dhe më pas përplasjen fizike mes tij dhe Menerit. ©LAPSI.al



9 Comments

    1. KY ështe terrorist që duhet denuare me vdekje. Në 2 dite tre vrasje makaber nga Turqit shqip foles një mësuse dhe 2 gra ja pra ky ështe mentaliteti Turke Otomane Talibane

  1. Ky eshte vellai i piktorit deshtak
    Muzikant deshtak.
    Patronazhist dhe nje nga bastardet e kristaq monster shtazes perdhunuese.
    Nje si ky duhet per kryeminister…
    Sepse ky i thyen brinnjet dhe kockat deleve voteshitese .
    Piktor vrima i ka te gjitha te keqiat…
    Por deri tani Nuk i ka shqepur ne dru delet e tija te mjera personalisht.
    Skeni pare gje akoma popull pleher bolshevike
    Morra te kuq
    Gonorre.
    Shiteni voten prape….

  2. Mesiguri patronazhist, punon ne RTSH, ka qene denuar me pare per dhune dhe eshte liruar. I ploteson kushtet per patronazhist rilindas, mbetet ta cartifikoje hafija Kreshnik Spahiu si ekspert dhe gerrmues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *