• |
ide | kryesore

VIDEO/ Sherr masiv në një dasmë në Britaninë e Madhe

Arkiva, Lapsi Leaks
dasme



Daily Mail ka publikuar pamjet kur një dasmë luksoze transformohet në një përleshje të përgjakshme. Pamjet e përleshjes tregojnë se i të ftuarit godasin me grushte dhe sende të forta njëri – tjetrin. Gazeta britanike shkruan se përleshja masive ndodhi në Regent Hall në Bolton, Greater Manchester, më 24 gusht.

Përplasja e dhunshme nisi pasi një burrë iu afrua një mysafiri të ulur dhe i flaku kapelën. Kaq u desh që gjithçka të kthehej më pas në një kaos të plotë. Në fund mbërriti policia që qetësoi gjakrat. Një burrë u arrestua pasi sulmoi një nga oficerët e policisë që mbërritën për të shuar sherrin.

Të ftuarit, kryesisht burra të moshës së mesme, shihen duke gjuajtur me grushte. Nuk mungogojë shkopinjtë dhe karriget. Një perde e bardhë që ndante burrat dhe gratë në ceremoninë myslimane u shkatërrua.

The bride and groom can only watch on helplessly as the other guests grapple with each other

Dëgjohen britma teksa njerëzit përpiqen më kot të ndajnë sherrin. Të tjerët vrapojnë të dëshpëruar për t’u mbrojtur. Pamjet, të cilat u bënë virale tregojnë se nusja dhe dhëndri shohin të pafuqishëm të ftuarit që luftojnë me njëri-tjetrin. Policia e Mançesterit tha se oficerët vendosën situatën nën kontroll.

“Nuk pati lëndime të rënda apo që rrezikojnë jetën. Një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar një punonjës policie. Hetimet janë aktualisht në vazhdim” – tha një zëdhënës i policisë së Manchester. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *